Festa, 6 persona të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë
TIRANE - Festa e ndërrimit të viteve në kryeqytet ka kaluar qetësisht,pavarësisht disa incidenteve të vogla. Qytetarë të shumtë e kanë pritur Vitin e Ri 2012, me festime në shtëpi, lokale, por dhe sheshet kryesore të Tiranës.
Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se, në festimet e mbrëmshme, që vazhduan deri në orët e para të mengjesit të sotem, janë shënuar 6 raste të personave që kanë marrë dëmtime të lehta, djegie nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore kanë lenë qendrat spitalore të Tiranës.
Janë shënuar 3 aksidente rrugore, nga të cilët një aksident në periferi të Tiranës, me pasojë plagosjen e një shtetaseje ndërsa dy aksidentet e tjera nuk kanë pasur pasoja në njerëz.
Për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, ishin angazhuar një numër i madh forcash rendi, të cilat mundësuan mbarëvajtjen e festimeve në kryeqytet.
(er.nu/ata/BalkanWeb)