Përfunduan zgjedhjet, por jo zgjidhjet
Shumica e njerëzve ndjehen të lehtësuar nga ajo çfarë prisnin, por ata, dhe të tjerët e zhgënjyer, që nuk janë aq të pakët sa ç’mund të mendohet, shqetësimin e tyre tani e kanë tek e ardhmja, duke dyshuar në atë se çfarë do të bëhet pas këtij ndryshimi, kur fushata pat premtuar se, mrekullia do ta pushtojë këtë vend! Gjithë ajo kokëdhembje që vinte prej asaj zallamahie zgjedhjesh, e shtuar së tepërmi edhe nga llafazanëria pa cak e një grupi të paguar “analistësh”, që si një tribu pa identitet, vazhdojnë të enden nëpër dyer televizionesh, duke spekuluar keqas me të ashtuquajturën filozofi të tyre, ka pasur këto ditë vetëm një shteg shpëtimi, atë të krijuar nga disa ngjarje sportive, që të bëjnë të harrosh për një çast hallet dhe mundimet e kësaj bote. Natyrisht, ndeshjet e futbollit për Kupën e Konfederatave, me lojërat e bukura të pjesëmarrësve, veçanërisht e finalistëve brazilianë e spanjollë dhe ku mjeshtëria virtuoze e Neimarit mbetet si qershia mbi tortë, janë nga përshtypjet më mbresëlënëse të këtyre ditëve të turbullta e të zhurmshme shqiptare. Por protagonisti numër një, për nga rëndësia e madhe e vlerave kombëtare, ka qenë peshëngritësi Daniel Godelli, i vetmi që i solli Shqipërisë një titull kampion nga Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Turqi, paçka se fama e veprës së tij nuk zuri asnjë faqe të parë në gazetat tona, përkundrazi, mbushur së shumti me portrete vrasësish, kriminelësh dhe batakçinjsh e maskarenjsh të çdo ngjyre! Më parë Kampion Bote për të rinjtë, e në prill të këtij viti Kampion Evrope për të rriturit, djaloshi peqinas Daniel Godelli është i vetmi në këtë vend, që po i jep sportit tonë, tani për tani, një lloj prestigji të munguar në arenën ndërkombëtare! Pa ndonjë përkujdesje të veçantë nga strukturat shtetërore, ky sportist që vazhdon të ngrejë flamurin e Shqipërisë në çdo cep të globit, me medaljet e arta të fituara së fundmi në Lojërat Mesdhetare, veç krenarisë që na jep të gjithë ne shqiptarëve kudo ku jemi e jetojmë dhe sfidës që përballon në çdo drejtim ndaj kundërshtarëve të tij, në të njëjtën kohë, ai sikur kërkon t’i bëjë me këtë rast edhe një homazh emrit të trajnerit të tij pasionant Ali Lundraxhiu, i cili e çoi në këto nivele kaq të larta...
E ndërsa zgjedhjet kanë përfunduar, duke ua lënë vendin tani hamendjeve për atë se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e ardhshme, kur edhe kemi edhe nuk kemi qeveri, zgjidhjet e shumë problemeve të mbetura pezull prej kohësh dhe që e shqetësojnë së tepërmi jetën e këtij vendi, nuk dihet se kur do ta marrin përgjigjen e tyre. Më në fund, përgjigje presin edhe problemet ende të pazgjidhura të sportit shqiptar, aq më tepër se fitorja e së majtës do të sjellë në pushtet, duke filluar nga kreu i saj, as më pak e as më shumë, por disa sportistë të mirënjohur të këtij vendi, duke filluar nga Edi Rama, ish basketbollist i Dinamos dhe i Kombëtares sonë. Ashtu si partitë e shumta të këtij vendi, të mbira si kërpudhat pas shiut, me të njëjtën ngjashmëri janë kthyer edhe federatat sportive tek ne, të ndara më dyshë, thuajse për çdo sport dhe ku nuk dihet se cila njihet prej shtetit apo prej organizmave ndërkombëtare!? Jam i detyruar ta përsëris ende faktin e shëmtuar se Komiteti Olimpik Shqiptar, vazhdon të jetë ende pa President, si askund në botë, duke pasur po ashtu edhe të tjera probleme po kaq të pazgjidhura e të pa vëna asnjëherë në rrugë të mbarë, edhe pse kemi mbi 20 vjet që themi se jetojmë në demokraci.
Ndërkohë, para se të marrim përgjigje për të gjithë sportin shqiptar, është futbolli ai që nuk pret asnjë ditë, sepse që nga mesi i javës së ardhshme do të nisë garën e tij europiane për sezonin e ri. “Skënderbeu” kampion për të tretin vit radhazi, i konsideruar si ekipi më i mirë i vendit, megjithatë, nuk mund të thuhet se po e pret me optimizëm kualifikimin ndaj skuadrës azere, gjë që duket nga ndeshjet përgatitore ku është mundur në të gjitha, madje me rezultat të thellë dhe kur aktualisht i ka ikur Plaku dhe Pejiç, duke mbetur kështu, thuajse pa asnjë sulmues. Nuk dihet se sa do të jetë në gjendje G.Lika, i sapo ardhur n’ate ekip, që ta bëjë i vetëm punën e tyre? Edhe Kukësi duhet të ketë vështirësi, aq më tepër se është debutues dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje në fushën e vet. Nuk dua t’i paragjykoj edhe dy skuadrat e tjera në pjesëmarrjen e tyre europiane, Laçin e Teutën, por niveli shumë i dobët i futbollit tonë në kampionat, e bën të vështirë të besosh për një pamje ndryshe të tij nëpër botë. Pa asnjë kusht stërvitor në Shqipëri, e shumë probleme të tjera të mbetura pezull, ky futboll pret gjithashtu pas zgjedhjeve, edhe zgjidhjen e tyre.