Përgatitet një draftpropozim për PS-në
24/03/2010 Partia Demokratike tërhiqet përkohësisht nga komisioni hetimor parlamentar
Lidershipi demokrat ka caktuar Ilir Rusmalin dhe Aldo Bumçin për të punuar mbi draftin
Partia Demokratike do të përgatisë një draftpropozim, të cilin do t’ia dorëzojë Partisë Socialiste, me qëllim kapërcimin e ngërçit politik prej shumë muajsh. Mësohet se lidershipi demokrat ka përcaktuar deputetët Ilir Rusmali dhe Aldo Bumçi, përkatësisht kryetar i Komisionit parlamentar të Çështjeve Ligjore dhe anëtar i këtij komisioni, për të përgatitur draftin përkatës, i cili do të synojë bërjen e transparencës së zgjedhjeve politike të 28 qershorit. Sigurisht, ky propozim do të ketë si bazë të tij hetimin e zgjedhjeve në bazë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve që rrjedhin prej saj. Megjithëse detajet nuk janë bërë publike, pasi drafti është ende duke u përgatitur, mësohet se demokratët mendojnë se përmes tij do të mundësohet qetësimi i situatës politike në vend. Nisma mbi të cilin janë duke punuar dy ligjvënësit e PD-së, sigurisht me bekimin e kryeministrit Sali Berisha dhe lidershipit të partisë, sjell një zhvillim të ri. Përgatitja e këtij drafti ka sjellë edhe indirekt tërheqjen e përkohshme të PD-së nga institucionalizimi i komisionit hetimor parlamentar, i cili u votua në seancën e fundit plenare. PD-ja argumenton këtë tërheqje, duke thënë se është në pritje të anëtarëve të PS-së në këtë komision. Ndërkohë ditën e djeshme ishte parashikuar të mblidhej Komisioni parlamentar i Ligjeve, i cili do të miratonte modalitetet e funksionimit të hetimit parlamentar, i cili do të bënte transparencën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Gjithashtu nisja e punës për draftpropozimin dhe tërheqja e PD-së nga komisioni hetimor është lënë të kuptohet edhe nga oferta e fundit që vetë kryeministri Berisha bëri dy ditë më parë. Ai deklaroi se pranon që transparenca e zgjedhjeve të bëhet përmes hetimit të 100 prokurorëve të pavarur. Në një prononcim për mediet shefi i ekzekutivit ka theksuar se objekt i hetimit të prokurorëve do të jetë gjithçka që lidhet me procesin zgjedhor të 28 qershorit. Po ashtu ai premtoi se qeveria do të garantojë një buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur plotësisht këtë detyrë. Oferta e Berishës nuk pranohet nga Partia Socialiste, por jep kohë për përgatitjen e draftpropozimit nga dy deputetët demokratë, me profesion jurist. Tërheqja e përkohshme e PD-së nga komisioni hetimor parlamentar, ngritja e të cilit u votua vetëm me votat e mazhorancës, vjen edhe në vijim të presioneve të aktorëve ndërkombëtarë. Dy ditë më parë shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, u shpreh i zhgënjyer nga seanca parlamentare e së premtes, e cila, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, thelloi krizën politike në vend. Duke u shprehur i zhgënjyer nga çka ndodhi në seancën e fundit plenare, Bosh u shpreh se komisioni hetimor është i njëanshëm dhe i padobishëm. Por Bosh nuk ka qenë i vetmi aktor ndërkombëtar që ka bërë thirrje për kapërcimin e këtij ngërçi politik në Shqipëri. Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë nga Bashkimi Europian, janë shprehur disa herë të shqetësuar në lidhje me situatën konfliktuale politike në Shqipëri. Në deklaratat e tyre ata kanë bërë thirrje për kapërcimin e këtij ngërçi, i cili do të mund të sjellë pasoja jo të mira për Shqipërinë dhe aspiratat e saj të integrimit evropian, në mënyrë të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.
Komisioni i Ligjeve parashikohej të mblidhej dje
Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk është mbledhur ditën e djeshme, për të përcaktuar axhendën e komisionit hetimor parlamentar për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009, i cili u miratuar me votat e mazhorancës në seancën e 19 marsit. Ky komision ishte parashikuar të mblidhej dje dhe do të miratonte modalitetet e funksionimit të hetimit parlamentar. Këto modalitete, parashikojnë hetim të procesit zgjedhor, por që nuk do të prekin çështjet që janë zgjidhur me vendim gjykate. Në listën e modaliteteve përfshihet edhe përcaktimi i ditës së konstituimit të komisionit hetimor, proces i cili do të realizohet pavarësisht se “bojkotit” që grupi parlamentar i Partisë Socialiste do ti bëjë mbledhjeve të tij. Thirrja për ditën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte bërë e ditur nga vetë deputeti demokrat Aldo Bumçi përmes një deklarate për shtyp para tre ditësh. Komisioni, ishte përcaktuar si “institucioni” që do të vendoste piketat e funksionimit të hetimit parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit.
Komisioni hetimor
Veprimtaria e komisionit hetimor parlamentar do të duhej të nisë pas disa ditësh. Ai përbëhet nga 15 anëtarë, ku shumicën e ka mazhoranca. PS pas rrëzimit të propozimeve të saj për hapjen e kutive refuzoi pjesëmarrjen në këtë komision. Mazhoranca ka anëtarë në këtë komision: Ilir Rusmalin (nënkryetar), Eduard Halimin, Enkelejd Alibeajn, Aldo Bumçin, Arenca Trashanin, Viktor Gumin, Edi Palokën dhe Nasip Naçon e LSI-së.