Sërish protestë e punëtorëve të autostradës Levan- Vlorë
24/03/2010 Mosdhënia e pagave
FIER- Punonjësit e papaguar kanë bllokuar sërish punimet në autostradën Levan– Vlorë. Moslikuidimi nga firma kontraktore, për 9 muaj i pagave, ka qenë shkaku i kësaj proteste. Janë rreth 50 punëtorë të punësuar nga firma zbatuese për ndërtimin e autostradës, por që nuk kanë marrë pagesat prej 9 muajsh. Punëtorët kanë vijuar të shpresojnë pas premtimeve, por thjeshtë kanë mbetur në kuadrin e pritjeve të stërzgjatura. Siç tregojnë vetë punëtorët, të cilët e kanë të dytën protestë brenda një harku kohor prej një muaji, ata ndihen të zhgënjyer si nga firma kontraktore, ashtu edhe nga ajo nënkontraktore“Alpin”, e cila merret edhe me shlyerjen e pagesave të punëtorëve. “Kemi 9 muaj pa marrë asnjë qindarkë. Nuk kemi ku të përplasemi. Çfarë po bëjnë këta, vetëm po mbajnë sehir me ne”,-ka folur i irrituar N. Lamaj, një punëtor i kësaj rruge. Nga ana tjetër presidenti i firmës nënkontraktore, Përparim Gropa, shprehet se shkak i mospagesës është mungesa e likuiditetit nga kontraktorët. Sipas tij, problemi po shkon drejt zgjidhjes, pasi është në përfundim marrëveshja me një firmë greke, e cila do të marrë përsipër punimet dhe pagesat”. Duke qenë se firma e parë nuk ka dhënë rezultatin e duhur si në punë ashtu edhe në pagesat e punëtorëve ne jemi njoftuar nga shteti shqiptar se është një firmë greke ajo të cilës do t’i besohet vijimi i punimeve. Sapo të përfundojë procedurat, firma do të marrë përsipër edhe punimet, edhe pagat e punëtorëve. Nuk kam çfarë të them. E kam thënë edhe herë të tjera që punëtorët kanë të drejtë. Ne kemi pritur që të na sjellin rrogat, por firma nuk dha asnjë lekë”, ka deklaruar Gropa. Ashtu sikurse edhe në protestën e parë punëtorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë në mënyrë simbolike, por puna nuk do të ndalet deri në zgjidhjen e problemit të tyre.