Pergatitje per trazirat e shtatorit - Ushtria izraelite armatos dhe stervit kolonet

Prej muajsh qeveria izraelite kundershton nismen e palestinezeve ne Kombet e Bashkuara. Ata duan qe ne shtator te kerkojne ne Nju-Jork anetaresimin e plote te Palestines. Kryeministri Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Ehud Barak duan te pengojne me doemos suksesin e palestinezeve ne Nju-Jork. Barak e prezanton keshtu qendrimin e Izraelit
Qofte ti drejtohesh Keshillit te Sigurimit qofte ti drejtohesh Asamblese se Pergjithshme nuk eshte qasje produktive. Shume me teper produktive eshte te behen perpjekje per bisedime te160 drejtperdrejta pa parakushte. Por ne te gjitha rrethanat ne do te perpiqemi qe te parandalojme nje rreshqitje ne dhune apo ne cdo lloj turbullire. Dhe ne shpresojme qe rruga e drejte do te mund te gjendet ne javet e ardhshme.
Izraelitet marrin masa parandaluese
Megjithate ushtria izraelite po pergatitet per me te keqen. Nese palestinezet deshtojne ne Kombet e Bashkuara pasoje mund te jete nje vale e dhunes ne Bregun Perendimor. Per te mbrojtur vendbanimet ushtria izraelite ka filluar te armatose banoret me gaz lotsjelles dhe granata tymuese. Kete e njofton gazeta izraelite Haaretz. Ushtria ka frike se palestinezet mund te zene vend ne udhekryqet e medha te rrethojne vendbanimet izraelite dhe institucionet arsimore apo te demtojne simbolet e shtetit izraelit. Forcat pushtuese druhen edhe nga sulmet me te shtena dhe sulmet terroriste sic mesohet nga nje dokument i brendshem ushtarak. Ushtaret e ushtrise dhe oficeret e sigurise te kolonive hebraike duhet te bashkepunojne ne mbrojtjen e vendbanimeve izraelite ne Bregun Perendimor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ngulim izraelitRreth vendbanimeve ushtria ka krijuar linja virtuale. Ne qofte se demonstruesit palestineze kalojne nje linje te gjelber do te debohen nga gazi lotsjelles dhe granatat tymuese. Ne qofte se ato levizin mbi vijen e kuqe ushtaret kane leje ti qellojne demonstruesit ne kembe.
Presidenti palestinez ben thirrje kunder dhunes
Persa i perket vullnetit te presidentit palestinez Abbas nuk do te kete perleshje te tilla. Por ai i ka bere thirrje popullit te tij per te mbeshtetur njohjen e Palestines ne Kombet e Bashkuara ne menyre aktive permes demonstratave.
Ne qofte se ne me te vertete e duam kete atehere ne duhet ta bejme. Une kembengul tek rezistenca popullore por une gjithashtu kembengul qe ajo te jete nje rezistence jo e armatosur .
Angazhimi i presidentit te palestinezeve per heqje dore nga dhuna gjen vesh te shurdher tek kolonet. Edhe ata armatosen pa marre parasysh bashkepunimin me ushtrine. Ne muajt e fundit kolonet sipas njoftimeve te mediave izraelite kane blere kryesisht qen roje dhe qen luftarake per tu mbrojtur kunder demonstruesve dhe sulmuesve ne shtator. Nje firme izraelite me emrin batalioni i qenve civile eshte specializuar per kete treg. Ne internet kompania tregon se si mund te mbrosh veten me ndihmen e qenve luftarake kunder sulmuesve palestineze.
Autor160Sebastian Engelbrecht /160Angjelina Verbica
Redaktoi160Elert Ajazaj