Shpenzim pa kriter dhe mashtrim - Si i shpie dem Pentagoni ne Afganistan dhe ne Irak parate e taksapaguesve

Sic duket te dyja pyetjet e shtruara jane mese te drejta. Sepse citat nga raporti te pakten nje ne gjashte dollare qe SHBA-ja ka dhene gjate ketyre dhjete vjeteve per porosite dhe ndihmat ne Irak e ne Afganistan jane shpenzuar me kot. Keto jane 30 miliarde dollare dhe se paku edhe po kaq para te tjera mund te rezultojne si te shpenzuara me kot ne rast se qeverite e vendeve marrese jane te paafta dhe te pavullnetshme per ti cuar deri ne fund projektet me financim amerikan pas perfundimit te angazhimit tone atje.
Gati nuk njihet koncepti i alternativave me kosto me te favorshme
Nje ne gjashte dollare ose jane paguar kot ose jane vjedhur Edhe 30 miliarde dollare te tjera mund te rezultojne si te shpenzuara me kot ne qofte se projektet me financim amerikan nuk do te vazhdohen. Keto shifra jane marramendese por edhe me shokuese eshte nese hedh nje veshtrim ne shkaqet. Sepse nese firmat private me porosi te qeverise se SHBA-se kane ndertuar komplekse ushtarake vendstrehime aeroporte apo kane ruajtur diplomatet nese ato kane qene pergjegjese per furnizimin me ushqime benzine apo programe kompjuterike - nepunesit kane pergatitur kontrata te formuluara ne menyre evazive shpesh pasi ata kishin livruar shume para. Si Pentagoni ashtu edhe Ministria e Jashtme pothuajse nuk e njohin konceptin e kerkimit per alternativa me kosto me te favorshme dhe me kuptimplota. Qe disa gjera kane ndryshuar ne muajt e fundit kete e di edhe anetari i komisionit Grant Green. Por ofeceri ne pension sheh me shqetesim drejt se ardhmes se afert ne Irak sepse ushtria e SHBA-se do te terhiqet ne shkalle te gjere deri ne fund te vitit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Capitol Hill ne UashingtonGreen Nese misionin e merr persiper Ministria e Jashmte ka vetem nje rruge per ta permbushur ate me sipermarres private. Vetem per sektorin e sigurise Ministria e Jashtme parashikon shtimin e partnereve kontraktues nga aktualisht 2.700 deri ne 6.000 apo 7.000. Por duhen llogaritur edhe te tjere qe marrin persiper leshimin e dokumentacionit dhe kontrollin ndaj aksesit ne te.160
Kryerja e nje pune per qeverine ne Afganistan ose ne Irak ka rrezikshmeri
Te kryesh nje pune per qeverine e SHBA-se ne Afganistan ose ne Irak kjo eshte e rrezikshme. Ai qe e merr persiper nje gje te tille duhet te paguhet mire. Keto jane ose ndermarrje vendase te nenkontraktuara ose ish-ushtare te SHBA-se te cilet pas nje angazhimi ne lufte krijojne firmat e tyre duke e ditur mire se si funksionon burokracia si ne vendin perkates ashtu edhe ne Pentagon. Here pas here kane vepruar ne te dyja vendet 260.000 firma private me porosi te qeverise se SHBA-se - me shume me teper personel se ai i vet qeverise. Ne mbeshtetemi shume tek sipermarrjet private por njekohesisht kemi nje menaxhim te keq te kontratave dhe nje mbikeqyrje te dobet te tyre. thuhet ne raportin e komisionit.
Green Kur une i shtrova pyetjen nje punonjesi te Ministrise se Jashtme A jeni te pajisur me numrin dhe cilesine e duhur te personelit per ti mbikeqyrur kontratat pergjigjja ishte Jo. E kjo ne situaten aktuale. Problemi do te ashpersohet kur te shtohen ketej e tutje edhe qindra sipermarrje.
E kjo sic thkeson Grant Green per radion NPR pavaresisht nga mprehtesia politike qe sjell me vete bartja e detyrave te sovranitetit dhe atyre ushtarake tek privatet.
Komisioni me perberje mbipartiake i propozon kongresit hapa konkrete. Ne krye te listes se propozimeve qe publikohet sot 31.08.2011 edhe ne internet eshte angazhimi i me shume njerezve qe bejne analiza te riskut qe perpilojne ne kohen e duhur kontrata te sakta me klauzola per mbajtje pergjegjesie dhe qe ne kete kontekst ndjekin me perpikmeri zbatimin e tyre. Pervec kesaj duhet ose te bllokohen menjehere te gjitha ato projekte qe nuk kane efekt te qendrueshem afatgjate ose ato te ndryshohen. Nuk duhet te ndodhe e njejta gje si me 114 miliarde dollaret e taksave te SHBA-se qe dyshohet se i kane marre forcat afgane te ushtrise dhe te policise per vendstrehime dhe sheshe stervitjeje. Lidhur me kete nje nepunes i Pentagonit i deklaroi komisionit qe u shtang prej kesaj se Kur ne te jemi larguar afganet nuk do ti perdorin me keto komplekse.
Autor160Silke Hasselmann /160Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi160Elert Ajazaj