E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgënjeshtrim: Enveristët e stisur të Blendi Fevziut

Share

Gani Mehmetaj

Pse mendoj që bashkëkombësit përtej Alpeve shqiptare kanë nevojë më shumë se enveristët kosovarë ta shohin dokumentarin e Fevziut. E para, Enver Hoxha ishte pjellë e Shqipërisë londineze (dikur gjirokastriti më i dashur shqiptar). E dyta, sundoi mbi dyzet vjet me dorë të hekurt, duke bërë mizori që sti kapë mendja (thonë rumunët e Çausheskut ishin kaq mizorë), ndërsa nuk patën mundësi ta rrëzonin, apo së paku ta rrezikonin me përpjekje të organizuara. E treta, kur vdiq Hoxha, rreshtat për ngushëllime ishin të gjata, sa të tmerronin. E katërta, është për të ardhur keq, por pas gjithë atyre mizorive të Enver Hoxhës dhe shpurës së tij kriminale, që pastaj diktatori ua hëngër kokat, bashkëkombësit përtej Alpeve ende nuk e gjykuan kolektivisht dhe nuk nxorën ligj për të dënuar krimet komuniste-enveriste. E pesta, një pjesë e kësaj klike mizore që mbeti gjallë nuk kërkoi falje për krimet (e shoqja e diktatorit, bashkëfajtore është më arrogantja se të gjithë të tjerët), përkundrazi vazhdojnë ti fyejnë viktimat apo familjet e viktimave pa fije turpi dhe keqardhjeje. E gjashta, një pjesë e Shqipërisë, ka nevojë për deenverizim, ashtu sikurse kishte nevojë Gjermania për denazifikim. E shtata, majtistët shqiptarë, pinjollë, ose trashëgimtarë të Enver Hoxhës në Shqipëri janë ndër grupet më të fuqishme në rajon!

Enver Hoxha ishte në mesin tuaj

I numërova disa nga arsyet pse bashkëkombësit e mi përtej Alpeve kanë nevojë ta shohin këtë dokumentar, ose disa dokumentarë të ngjashëm që janë dhënë më herët, për të mësuar në mënyrë të përsëritur krimet që bëri pjella e tyre e keqe. Është hera e parë që bëj dallime në mes të shqiptarëve andej dhe këndej Alpeve, por po i veçoj nga aspekti ideologjik, meqë atje vuajtën nga komunizmi-enverizmi më shumë se kudo në Evropë. Shqiptarët e Kosovës vuajtën nga okupimi serb, por nuk e gjakuan komunizmin. Përkundrazi, e luftuan më shumë se cilido komb në rajon.

Po të parafrazoja në mënyrë cinike Skënderbeun kur hyri në Krujë, do të thosha: Enver Hoxhën nuk ua sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj. Pra, një përgjigje për Blendi Fevziun dhe shpurën e tij kur e thanë para medieve arsyen pse e dhanë në Prishtinë dokumentarin e papërfunduar Enver Hoxha. Nuk qenka arsyeja e shfaqjes për ti nderuar, por sepse kosovarët e dashkan Enver Hoxhën! Arsyetim më cinik, të thënë publikisht, nuk kam dëgjuar gjatë karrierës sime profesionale.

Pse e dhatë shfaqjen Konfiteori në Prishtinë?, e pyeten gazetarët serbë, regjisorin maqedonas Milçin para njëzetë e ca vjetësh. Sepse, në Prishtinë shpërtheu nacionalizmi pas vitit 1981, u përgjigj ai. Ngjashëm përgjigjet i përkëdheluri i  publikut të Kosovës, Blendi Fevziu. Stis enveristë për arsyet që i di ai. Dhe për ta qetësuar publikun e zemëruar me këtë shpifje të papërgjegjshme, tipike nga shqiptarët paskomunistë, dikush nga ta u përpoq ti arsyetojë kosovarët enveristë, sikur u desh të zgjedhin në mes të dashurisë ndaj Titos dhe Enverit! Prapë arsyetim më të papërgjegjshëm nuk kam dëgjuar.

Më duhet të numëroj argumentet kundër kësaj çorodie të dokumentaristëve Enver Hoxha, sepse nuk janë ata të parët e të vetmit që sillen si fëmijët e papërgjegjshëm, sikur të tjerët ua kanë fajin për gjarprin që e mbajtën në gji mbi dyzet vjet.

Me Enver Hoxhën kosovarët i qëruan hesapet me pushkë, kur ai dhe partizanët gjakovarë të Normales së Elbasanit e sollën murtajën e kuqe në Kosovë, duke u lidhur me Moskovin e Beogradin, dy armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve. Skishte shqiptarë në Kosovë, pos të painformuarve, budallenjve e të shiturve që mund ta donin Enver Hoxhën, shërbëtor të Miladinit e Mugoshës, servil të Titos e të Stalinit. Me hyrjen e përgjakshme të trupave jugosllave në Kosovë, ndërsa rrugën ua hapën brigadat partizane nga Shqipëria me komandantët e komisarët e tipit të Shefqet Peçit e Ramiz Alisë, urrejtja ndaj Hoxhës u shumëfishua.

Dashuria për Titon dhe Enverin

Dashuria e kosovarëve për Enver Hoxhën vdiq ende pa u ngjizur. Është shembull i mjerë përgjithësimi i grupeve fatkeqe marksiste-leniniste, ku bënin pjesë të rinj, të paarsimuar dhe të sinqertë, ndërsa u keqpërdorën mizorisht nga Sigurimi i Enver Hoxhës. Ata kërkonin liri kombëtare, ndërsa i mësonin të zbatonin parimet marksiste-leniniste. Ata donin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ashtu sikurse ishte para ardhjes së serbëve, sigurimcat e Hoxhës i mësonin të kërkonin republikë federale nën Jugosllavinë. Të tjerët, që su takonin këtyre grupeve nuk donin tua përmendje Enver Hoxhën. Ishin të dëshpëruar me mizoritë e tij dhe prostituimin me sllavët e jugut, më budallallëkun e konfrontimit me aleatët tradicionalë: Amerikën dhe Britaninë e Madhe, në kohën kur ne na e nxirrnin shpirtin nipat e Miladinit e të Mugoshës. Skishte katundarë e zejtarë në Kosovë, që si përtypte qindra herë këto gjëra.

Gjithë fëmijëria e brezit tim është formuar nga bisedat për tradhtinë e Enver Hoxhës dhe lidhjet e tij me Miladinin e Mugoshën. Gjithë fëmijëria e brezit tim është kultivuar në dashurinë e paskajshme ndaj Mbretit Zog dhe mençurisë së tij të jashtëzakonshme. Jugosllavët e Titos dhe shqiptarët e Hoxhës bënin propagandë të koordinuar kundër mbretit në librat shkollorë. Gjithë brezi im ëndërronte Shqipërinë me Kosovën brenda pa Enverin dhe pa tutelën e Titos.

Enveristët e Blendi Fevziut gjithnjë mbetën minoritet, grup i papërfillshëm, fatkeq e të manipuluar, megjithëse mbështeteshin nga Shqipëria mëmë, sidomos pas vitit 1991 për qëllimet që diheshin.

Nostalgjikët e Enverit

Nuk e di pse Fevziu dhe të tjerët nga elita politike, intelektuale e mediatike nuk e kanë informacionin e kundërt: në Shqipëri nostalgjikët e Enverit janë të shumtë. Më skandalizojnë kur dëgjoj nga pronarët e apartamenteve, restoranteve, tavernave e kafeneve nga Durrësi deri në Sarandë, ku shkoj shpesh, se si e vajtojnë kohën e Enverit. Njëri syresh në tavernën vlonjate më tha: ju kosovarët i rrënuat shtyllat e kombit! I habitur, e pyeta: kush është shtylla e kombit që e rrënuam ne? Enver Hoxha, ma ktheu përgjigjen me indinjatë. Nga natyra ime emocionale pa i llogaritur pasojat, i thashë: Enver Hoxha ishte fatkeqësia dhe turpi i kombit. Më panë me habi, e të skandalizuar për paturpësinë time. Njëri i egërsuar mu drejtua: je mysafir pa do shihje si fyen heronjtë tanë!

Në shtypin e Tiranës dhe në kuluaret intelektuale, aq shumë u jepet hapësirë marksistëve të Ferizajt, sa të skandalizon ky cinizëm. Janë të pakët e  margjinalë, saqë nuk i njohin në qytetin e tyre. Por fatkeqësisht i popullarizojnë për tmerr mediet e Tiranës.

Cila parti në Kosovë e ka emërtimin socialiste? Asnjë. Cila parti në Kosovë është deklaruar e majtë? Asnjë. Të gjitha, sipas thënieve të tyre publike, janë të djathta! E kanë për turp të quhen të majta, u vjen siklet të thonë se janë komunistë a enveristë, kanë frikë nuk do ti votojnë, sepse komunistët për “kosovarët” janë pj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›