E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e vrau vetëbesimi i tepruar Steve Jobs?

Share

Steve Jobs dhe Avie Tevanian

Një nga miqtë e afërt dhe aleat në biznes, ka thënë se ish- shefi i Apple, Steve Jobs nuk e trajtoi kancerin për shkak të besimit të tepruar tek vetja.

Avie Tevanian tha se Jobs kishte një fushë të shtrembërimit të realitetit- diçka që e ndihmonte atë për të bërë që njerëzit të arrinin të pamundurën.

I njëjti sistem besimi bëri që ai të refuzonte trajtimin për kancer që kur ishte në fazat e diagnostikimit.

Në vend të kësaj, ai vendosi të eksploronte terapi alternative dhe të vijonte një dietë speciale.

Steve ishte një njeri i pazakontë dhe kur bëhej fjalë për sëmundjen e tij, ai ishte i lumtur që po përdorte metoda jo- tradicionale, tha Tevanian.

Ai thotë se së bashku me shumë miq dhe me të shoqen e tij, e kishin lutur Steve që të bënte operacionin dhe ndërhyrjet e nevojshme.

Vonesat ishin fatale. Dhe atëherë kur atij iu tha të tërhiqej, ai vijoi të punonte akoma më shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›