E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaken dy dasma, plagoset nje polic

PRIZREN - Dy dasma qe u zhvilluan gjate nates deri dje ne agim, u pergjaken nga shkrehja e armeve te zjarrit dhe mes te plagosurve u regjistrua nje efektiv policor. Incidentet ndodhen ne Atmaxhe te Prizrenit dhe Temeqine te Malisheves. "Ne incidentin e pare ate te Prizrenit, nje i dyshuar ka shtene nga nje arme e llojit "Skorpion" me c'rast ka plagosur veten dhe nje polic i seksionit lokal te Policise se Kosoves i cili ne ate ore ndodhej jashte detyres", ben te ditur bashkepunetori i NOA-s qe citon zyrtaret vendore te policise. Mesohet se te plagosurit jane derguar ne Spitalin Rajonal te Prizrenit per trajtim mjekesor. Por i dyshuari, H. Qoqaj, per shkak te lendimeve serioze eshte derguar ne qendren spitalore Universitare ne Prishtine, ndersa polici eshte ndalur ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekeve jeta e tij nuk eshte ne rrezik.

Njesite te policise dhe Krim-Teknikes kane kryer procedurat e keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe kane sekuestruar nje arme te llojit "Skorpion" dhe 17 gezhoja. Me urdher te Prokurorit, eshte bastisur shtepia e te dyshimtit, ku gjate kontrollit eshte gjetur nje pistolete "C.Zastava" dhe 31 fisheke te kalibrit 7.65 mm. Gjithashtu jane gjetur dhe sekuestruar edhe 399 fisheke te kalibrit 7.62 mm. Policia tha se lenda dhe materialet do t'i kalojne Prokurorise per procedim te metejme.

Nderkohe, nje tjeter incident ndodhi dhe ne Temeqine te Malisheves, ku krushqit po priteshin me krisma dhe ne rrugen hyrese te fshatit, pati te shtena "Kallashnikovi". Nje gje e tille iu be e qarte policise nga nje telefonate anonime. Policia ka vleresuar informaten anonime dhe ka pritur nje kolone dasmoresh. Ne keto momente, policia ka ndalur veturen tip "Opel Vectra" me targa te Kosoves. Gjate bisedes, shoferi i pretendoi policise se ai posedon nje arme automatike te cilen e kishte lene ne shtepi. Por policia vendosi qe t'i nxjerre jashte kater persona te gjinise femerore dhe shoferin. Nen ulesen e pare te pasagjerit, policia ka gjetur nje pushke automatike AK-47 me 27 fisheke te kalibrit 7.62 mm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›