Përgjaken rrugët e Italisë, 8 të vdekur nga aksidentet, midis të cilëve 4 shqiptarë Nga aksidenti i ndodhur në Itali, në La Spezia, ku mbeti i vdekur një shqiptar

Në një përplasje kokë më kokë mes dy makinave, mbeten të vrarë tre persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen vonë të ditës së shtunë, në Vicentino, ku personat që humbën jetën janë shqiptar. Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë, Opel Vectra. Sipas Policisë Rrugore të Bassano del Grappa, makina ku udhëtonin shqiptar do të kalonin në krah të kundërt, ndërsa ka ardhur një Mercedes, në të cilën udhëtonin katër persona . Nga përplasja, dëmtimet kanë qenë të mëdha, makina e shqiptarëve është thyer në tri pjesë, të tre gjeten vdekjen ndërsa shkonin në spital. Ndërsa katër udhëtarët e tij, dy prej të cilëve gjenden në gjendje shumë të rëndë.
Një tjetër, incident ndodhi disa orë më vonë në autostradë në jug të Vicenza. Një i ri mbeti i vdekur pasi humbi kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga.
Numri i të shtunës në mbrëmje, i shtohen edhe dy persona të moshës 26 dhe 27 vjeçar, Julian Murdaca Filipi Ferrante, që humbën jetën në mëngjes në një aksident rrugor në Valsusa. Dy po udhëtonin në bordin e një makine tip Leon, të cilët dolën nga rruga dhe u përplasën me një pemë. Dy të rinjtë u vranë menjëherë.
Në La Spezia të Italisë, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një makinë që ishte kundravajtje, i mori jetën dy personave dhe një tjetër është në gjendje të rënë. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës në autostradën që lidh rrugën Santo Stefano Magra dhe La Spezia, midis A12 dhe A15. Si pasojë e aksidentit mbetën të vrarë një 20-vjeçar dhe një 30-vjeçar, njëri prej të cilëve është shqiptar dhe tjetri dominikan. Policia Rrugore është duke zbardhur detajet e aksidentit.