Itali, aksidentohen me makina, vdesin 4 shqiptare
ITALI-Katër shtetas shqiptarë kanë gjetur vdekjen në 2 aksidente të ndryshme gjatë natës në harkun kohor brenda 3 orësh teksa kanë qënë duke udhëtuar në shtetin italian. Në aksidentin e parë në Vizenca kanë vdekur 3 shqiptarë, 2 prej të cilëve u identifikuan nga policia, kurse në aksidentin tjetër në La Spezia ka vdekur një bashkëkombas ndërsa një tjetër është plagosur.
VICENZA – Aksidenti më serioz është regjistruar pak para mesnatës në San Nazario, 47 SS Valsugana. Në një përplasje kokë më kokë mes dy makinave kanë mbetur të vrarë tre persona kurse dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjencia e lajmeve italiane, ANSA referuar policisë pohon se tre viktimat janë shqiptare. Pak minuta pas publikimit te lajmit nga agjencite e lajmeve, TVNews24 pohoi nepermjet korrespondenteve te saj ne rrethe se dy nga viktimat quhen Eljon e Arbër Berisha.Por nuk bëhet i ditur ende emri i viktimës së tretë. Mësohet se Eljon dhe Arbër Berisha janë kushërinj lindur në Pllaka të Durrësit dhe jetonin prej disa vitesh si emigrantë në Itali.
Të tre shqiptarët udhëtonin me të njëjtën makinë me një opel Vektra në momentin që u përplasën me një Benz fuoristradë në të cilën udhëtonin 4 persona.
Përplasja sipas policisë rrugore italiane ka qënë shumë i fortë sa Opeli i shqiptareve është ndarë më dysh. Ndërkohë katër pasagjerët e Benzit janë dërguar mënjehërë në spital, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Aksidenti i dytë brenda natës, me viktima shqiptarë
ROMë –Pa kaluar as tre orë nga aksidenti në Vizenca, po në Itali dy persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti automobilistik, ku një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë.
Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi sot se ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në La Spezia kur dy makina u përplasën në ausotradën që lidh rugën Santo Stefano Magra dhe La Spezia, midis A12 dhe A15.
Nga te njejtat burime mesohet se një makinë ka qënë duke udhëtuar kundravajtje në urën mbi lumin Magra dhe pas vetëm disa qindra metrash u përplas kokë-më me një makinë që po udhëtonte në drejtimin e duhur.
Si pasojë gjetën vdekjen 2 persona, një shtetas dominikan dhe një shqiptar. Ndërkohë një shtetas i dytë shqiptar është plagosur rëndë.
Policia Rrugore e Brugnato (La Spezia) është duke fotografuar vendin e ngjarjes, për rindërtimin e skenes që ndodhi dhe te kuptojnë pse një nga makina ka qënë duke udhëtuar në krahun e kundërt të rrugës duke shkelur të gjitha rregullat rrugore edhe pse tabelat tregonin drejtimin e duhur.
(d.b/BalkanWeb)