Kroaci, arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte
ZAGREB - Policia kroate arrestoi një serb të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e dhjetëra civilëve kroatë gjatë luftës së viteve 1991-1995, njoftoi sot televizioni kombëtar kroat.
Ky person, 60 vjeç, i identifikuar nga televizioni kombëtar si Nikolla Kovaçeviç, u arrestua dje në një pikë kufitare mes Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ai dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e të paktën 56 civilëve në fshatin Hërvacka Dubica (në qendër të Kroacisë), në tetor të vitit 1991.
Pesëmbëdhjetë persona dyshohet të kenë marrë pjesë në këto krime. Disa banorë të fshatit janë mbajtur të burgosur, janë vrarë dhe trupat e tyre janë djegur në një varr të përbashkët. Eshtrat e 56 viktimave janë zbuluar në vitin 1997, por 20 persona konsiderohen ende të zhdukur.
Sipas medias, pas konfliktit Kovaçeviç jetonte në shtetin fqinj, Serbi.
Lufta që shpërtheu pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë nga ish-federata jugosllave, shkaktoi vdekjen e rreth 20 000 personave.
(d.b/BalkanWeb)