E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket edhe Egjipti

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 16:00

Opozita në Egjipt ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave anti-qeveritare, të cilat shpërthyen të martën.

Të martën Egjipti ka parë protestat më të mëdha në vend kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak në tri dekadat e fundit.

Grupi që inicioi protestat ka përdorur Facebook-un për të mbledhur njerëzit në sheshin qendror të Kajros.

Në protestat e së martës, janë vrarë dy demonstrues dhe një polic.

Shtetet e Bashkuara, vend aleat i Egjiptit dhe një nga donatorët më të mëdhenj, i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të shmangin dhunën.

Të frymëzuar nga protestat në Tunizi, egjiptianët dolën në rrugët e mbarë vendit, për të kërkuar dorëheqjen e Hosni Mubarakut, i cili qeveris vendin që tri dekada.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›