Malaj del nga forumet e PS-së: Nga shtatori i dedikohem botës akademike
Tiranë- Kandidati i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, Arben Malaj ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është vetë larguar nga forumet e Partisë Socialiste. Malaj, i cili nuk arriti të merrte një mandat në Vlorë, për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme tha se pas shtatorit kur i mbaron mandati aktual do t’i dedikohet jetës akademike.
“Ne pergjigje te disa miqve dhe kolegeve duhet te qartesoj se nuk jam me anetar i forumeve drejtuese te PS-se. Une vetlargova nga ai nivel perfaqesimi. Midis nje karrike dhe lirise per te menduar i lire kam zgjedhur perhere kete te dyten. Per detyrimet mirenjohese ndaj socialisteve dhe vendit tim kam shume mundesi konkrete ti permbush me dashuri dhe pergjegjshmeri.. Deri ne Shtator kam detyrime kushtetuese te respektoj statusin e deputetit. Pas ketij momenti do te kem angazhime konkrete ne pjesen akademike dhe studimore per politikat publike dhe mireqeverisjen. Ju falenderoj te gjitheve me shume mirenjohje . Miqesisht Arbeni”,-shkruan Malaj në Facebook.