Kapshticë, emigrantët kthehen për zgjedhjet
Rritet fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor më 28 qershor. Vetëm në 24 orët e fundit, janë rregjistruar në hyrje për në Shqipëri nga Kapshtica, 2801 persona.
KORÇË- Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar fluksin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor më 28 qershor. Ministria e Brendshme Greke, që nga data 16 Qershor, njeh lëvizjen e lirë të emigrantëve shqiptarë për në vendin e tyre duke i krijuar kështu lehtësirat për pjesmarje në votime.
Mësohet se prej datës 16 qershor kanë hyrë në pikën kufitare të Kapshticës mbi 14 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë.
Sipas të dhënave të policisë kufitare të Kapshticës, vetëm në 24 orët e fundit, janë rregjistruar në hyrje për në Shqipëri 2801 persona dhe 728 automjete.
Emigrantët e ardhur nga Greqia, në pjesën më të madhe të tyre deklarojnë se kanë ardhur në atdhe për të marë pjesë në votime. Në ditët e ardhshme, konkretisht të premten dhe në fundjavë pritet të rritet më tej numri i emigrantëve të ardhur nga Greqia. (e.n/BalkanWeb)