E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjegjësia sociale, mblidhet forumi, diskutohen problemet e sfidat

2 herë në vit, forumi shumëpalësh për përgjegjësinë sociale diskuton mbitëproblemet sfidat dhe cfarë duhet të përmirësohet. Përgjegjësitë sociale të koorporatave i referohen informimit të palëve të investimeve të reja të bëra në koorportatë, çmimet e shërbimeve të ndryshuara ose jo, si dhe ku gjenden shijet dhe kërkesat e konsumatorëve.

Ky forum përmbledh 8 kompani të suksesshme në vend dhe është një nismë e Ministrisë së Ekonomisë, PNUD, Vodafone Albania si dhe kompani të tjera që operojnë në vend. Përfaqësuesi i METE, Besnik Sykja, tha se nga ky forum ka dalë qartë strategjia e përgjegjësisë sociale.

Ndërkohë që drejtues të Vodafon Albania, një nga kompanitë e telefonisë celulare më të suksesshme në vend tha se investime të reja dhe teknologjia më e fundit do të jetë në duart e klientëve. Gjithashtu privatësia, kodi i etikës janë dy shtylla kryesore të kësaj kompanie celulare të përgjegjësisë sociale, pra të kompanisë-klientëve dhe konsumatorëve në terësi.

Ky rrjet i përgjegjësisë sociale të korporatave synon të nxisë zhvillimin e qëndueshëm të sektorit privat. Forumi këtë herë u organizua në zyrat qëndrore të Vodafone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›