TemA TV/ Tavo: Disa individë të PS synojnë eliminimin e LSI-së në Gjirokastër (VIDEO)
Kandidati që kryeson listën e qarkut të Gjirokastër për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, akuzon se disa individë të Partisë Socialiste po bashkëpunojnë me Partinë Demokratike për të eliminuar LSI-në në këtë qark.
Tavo thotë se eksponentë të PD dhe PS janë takuar në Tepelenë e Dropull për të bërë pazare për të vjedhur votat e LSI-së.
Në disponojmë për këto afera edhe materiale publike. LSI do të vijojë të punojë për elektoratin e tij, pasi kjo është një force në koalicion dhe pretendimi është fitorja e së majtës. Në këto veprime ne vëmë re dhe marrim përgjigje lidhur edhe me zgjedhjet e 2009-ës, ku votat e së majtës janë shitur fshehtas në Pallatin e Sportit, në ndihmë të kandidatit të Partisë Demokratike, deklaroi Tavo.
Sipas Tavos, individë të PS-së dhe PD-së pretendojnë që rezultati politik i zgjedhjeve të 23 qershorit të jetë 3 me 2, çka nënkupton tre deputetë të PS dhe dy të PD.
Tavo tha se pret reagimin e kryetarit të PS, Edi Rama./ep