Përgjegjshmëri dhe heqje imuniteti për të “drejtët”!

“Ajo që është e rëndësishme është përgjegjshmëria që këto aktorë duhet të kenë ndaj ligjit dhe se ministria e Drejtësisë i ka të gjitha mekanizmat e kontrollit për të verifikuar zbatimin e ligjit nga të gjithë aktorët e këtij sistemi”, tha Halimi gjatë analizës vjetore.
Një tjetër pikë e rëndësishme gjatë këtij viti janë edhe reformat në fushën e drejtësisë, ku kërkohen edhe votat e opozitës në Parlament. “Është marrë në analizë paketa ligjore për reformën në drejtësi dhe pritet që opozita të japë sinjalin e saj edhe për ligjet që kanë të bëjnë me 3/5, me qëllimin e vetëm, luftën ndaj korrupsionit në drejtësi dhe reformimin tërësor të sistemit të drejtësisë”, shtoi ai.
Halimi bëri të ditur se brenda janarit do të prezantohet projektligji i ri për shërbimin e Avokatit të Popullit në Shqipëri, ligj i cili synon shmangien përfundimisht të zvarritjes së proceseve nga avokatët. Imuniteti i gjyqtarit dhe zyrtarëve me funksion ishte një tjetër çështje me rëndësi për të cilën Halimi tha se mazhoranca e ka ngritur prej shumë kohësh. Për ministrin Halimi kjo çështje përbënte një kalë beteje për mazhorancën.
“Ne i qëndrojmë faktit se zyrtarët dhe gjyqtarët, të cilët akuzohen për korrupsion, të mos kenë imunitet. Sigurisht kjo është një çështje e cila duhet të zgjidhet edhe përmes ndryshimeve ligjore në rastin e zyrtarëve, apo edhe ndryshimeve që janë propozuar në lidhje me imunitetin”, theksoi kreu i Drejtësisë.
“Nuk është imuniteti i gjyqtarëve pa të cilin lufta kundër korrupsionit në drejtësi nuk mund të zhvillohet. E përsëris se askush nuk e pengon institucionin, i cili ka misionin kushtetues për të luftuar korrupsionin dhe për të ushtruar ndjekjen penale, në rastin në fjalë, Prokuroria që të fillojë çështjen ndaj të gjithë aktorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë që nuk kanë korracën e imunitetit”, tha Halimi. Duke analizuar punën e dikasterit që ai drejton, Halimi tha se vitit 2011 ka qenë një vit i suksesshëm. /Start/
2012-01-12 15:22