Durrës, Olldashi: 2012, vit vendimtar për portin detar
DURRËS- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar sot portin e Durrësit, duke prezantuar edhe investimet që po kryhen këtë vit në këtë sektor.
Ministri i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu dhe drejtuesit e kompanisë ndërtuese 'Vega', ministri u njoh me ndryshimet në këtë pjesë të portit më të madh të vendit.
"Viti 2012 do të jetë vendimtar për portin detar të Durrësit",- tha ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, në përfundim të inspektimit të punimeve të rikonstruksionit në kalatën lindore të këtij porti.
Ministri Olldashi tha se brenda këtij sezoni do të përfundojë rikonstruksioni i kalatës nr. 10 si dhe ai i terminalit të udhëtarëve.
Ndërkaq, do të nisin edhe punimet e thellimit të kanalit hyrës dhe basenit, çka do të mundësojë hyrjen në portin detar të anijeve me kapacitet 30-40 mijë ton.
Sipas ministrit Olldashi, punimet aktuale në port, që arrijnë vlerën e investimit prej 28 milionë euro, mbështeten nga privatizimi i shërbimeve si dhe dhënia me koncesion e terminalit të kontejnerëve, çka përbën një paketë tërësore të ndryshimeve pozitive në këtë infrastrukturë gjigande të vendit.
(le.me/BalkanWeb)