Mbrojtja e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit kërkesa prokurorisë
TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi sot të vlerësohen me seriozitet të madh dhe me prioritet nga ana e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, hetimet e rasteve të keqtrajtimeve në komisariatet e policisë si dhe në institucionet penitenciare.
Në një takim që Avokati i Popullit zhvilloi me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, Totozani parashtroi disa kërkesa dhe diskutoi mbi disa çështje lidhur me aktivitetin e organit të prokurorisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke kërkuar mbështetje dhe koordinim për nisma të përbashkëta.
Po ashtu u kërkua që Prokuroria të jetë konsistente në ngritjen e akuzave për vepren penale të torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues.
Lidhur me zvarritjen e hetimeve, Avokati i Popullit kërkoi bashkëpunim dhe një kujdes të madh nga ana e Prokurorisë për të minimizuar ato pak raste ku konstatohen shtyrje të pamotivuara të afateve të hetimeve dhe përfundimin e tyre brenda afateve kohore që përcakton ligji.
Avokati i Popullit i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të bëhet kujdes me kohën se kur nxirret urdhër ekzekutimi nga ana e Prokurorisë për vendimet e formës së prerë të Gjykatës, sepse në rast vonesash ka ndodhur që shtetasit të mbahen në burg jashtë afatit.
Në këtë kuadër u diskutuan në terma teknikë për mundësitë ligjore për të respektuar këtë procedurë midis Prokurorisë dhe organeve gjyqësore.
Totozani kërkoi që për çështje penale ku procedohen të mitur të bëhet më shumë kujdes nga ana e Prokurorisë, në përdorimin e arrestit në burg, si masë shtrënguese ndaj të miturve.
Znj.Rama, ashtu dhe z.Totozani vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe u angazhuan ta çojnë edhe më tej për nevoja që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Të dy institucionet ranë dakord për të vendosur pika kontakti për bashkëpunim për çështjet teknike.
(d.b/BalkanWeb)