Përgjigja për ‘Agimin e Artë’, Aleanca Kuq e Zi tubim në Kakavijë
KAKAVIJE-Aleanca Kuq e Zi ka marre pjesë në një tubim në pikën kufitare të Kakavijës, kundër deklaratave provokuese të bëra nga eksponentë të “Agimit të Artë”, që më 28 tetor do të vijnë në Bularat duke shpallur pavarësinë e Vorio e Epirit.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje policisë kufitare që të shpallë “non grata”, çdo deputet të partisë naziste dhe të mbrojë integrittin territorial të Shqipërisë. Duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve, Spahiu deklaroi se AK me 28 tetor do të ngrejë barrikada në Kakavijë për të mos lejuar hyrjen e deputtevë të “Agimit të Artë”. Jemi të gatshëm, - theksoi ai, që të mbrojmë me gjak kufirin tonë.
(News24/BalkanWeb)