E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton 3 vendimet e para; Plehrat, Kodin për Ministrat, dhe Foton e Presidentit

TIRANE-Qeveria ‘Rama’ miratoi vendimet e para mbrëmjen e së dielës në mbledhjen e parë disa minutëshe të qeverisë që u zhvillua në selinë e kryeministrisë.

Një prej vendimeve të miratuara sot në mbrëmje nga Këshilli i Ministrave ka të bëjë me fotografinë zyrtare të Presidentit që mbahet në zyrat e institucioneve të administratës shqiptare.

Kështu me një vendim të miratuar sot, kabineti i ministrave vendosi që të hiqet foto e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të vendoset fotoja e kryetarit të parë të qeverisë shqiptare, Ismail Qemalit.

Aktualisht, president i Republikës është z Bujar Nishani. Pritet që ky vendim të pasojë me reagime qoftë nga zyra e Presidencës por më ashpër nga opozita.

Po kështu, po sot u miratuan dhe 2 vendime të tjera, mes të cilave dhe një për ndalimin e importit të plehrave kurse i treti, dokumenti qe u perfol gjate dhe qe u cilesua nga mediat si 'Kodi i Heshtjes'.

Kryeministria publikoi në faqen e saj në ueb 3 vendimet ku citohet:

“Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;
3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama fjalim nga kryeministria Parlament, votëbesohet me 82 vota qeveria dhe programi Ministri Tahiri nis nga puna, takon kreun e policisë, Burgaj Sequi uron shqip qeverinë e re: Punë të mbarë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›