E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë bashkë për të hequr të keqen e madhe

Taulant Balla/deputet i PS-së 

-Që nga koha e Aristotelit njihet shprehja se ndërmjet dy të këqijave do të zgjedhësh të keqen më të vogël. Sot në Shqipëri e keqja me e madhe është Sali Berisha. Është ai që ka ngritur këtë sistem të korruptuar, që për ta mbajtur pushtetin, vjedh, paguan me paratë e vjedhura, madje edhe vret për ta mbajtur me forcë këtë pushtet. Sali Berishën duhet ta zhveshim nga çdo forcë politike që merr vota për vete, por që në fund ato vota shkojnë për Saliun. Shqipëria vuajti katër vitet e fundit, pasojat e një devijimi votash, të dhëna në mirëbesim kundër Saliut, por që për arsye të paarsyeshme, pas zgjedhjeve u kthyen në vota pro Saliut Kryeministër. Por, që Saliu të zhvishet nga këto vota, që jepen me zemër kundër Saliut, dhe që të mbeten vota kundër tij, duhet që çdo parti që bën thirrje për rrëzimin e Sali Berishës të bashkohet në koalicionin tonë të fitores. Vetëm fronti i bashkuar rreth Partisë Socialiste do ta rrëzojë regjimin e Sali Berishës. Vota për Partinë Socialiste, është votë kundër regjimit. Tashmë Sali Berisha u zhvesh edhe nga ato vota që i merr LSI-ja. Është zhveshur nga vota të djathta, që tashmë po vijnë për Partinë Socialiste, apo shkojnë tradicionalisht për partitë e dy të burgosurve politikë, si Spartak Ngjela dhe Kurt Kola. Nuk ka patur kurrë mundësi të përfitojë nga votat e socialdemokratëve të Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos. Kam besim se edhe Aleanca Kuq e Zi, që kërkon largimin e Saliut, e kupton se çdo votë jashtë frontit të bashkuar, është votë e përgjysmuar. Kam besim gjithashtu se edhe PBDNJ-ja do t'i bashkohet këtij fronti anti-Sali, ashtu si vetë e votoi Vangjel Dule kundër në Parlament këtë Qeveri. Do të rrëzojmë Sali Berishën. Të bashkohemi të gjithë për ta hequr këtë të keqe të madhe.

 

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›