E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjimet ilegale ne Britani News Of the World ne qender te skandalit

“News Of the World” sërish në qendër të skandalit në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për grupin editorial të amerikanit Rupert Murdoch të pëfshirë në përgjime në shkallë të lartë. Lajmi se dedektivë të paguar na News of the World kanë përgjuar telefonat e disa prej viktimave të krimeve të ndryshme, por dhe familjarë të ushtarëve të vrarë në Afganistan e Irak ka tronditur Britaninë e Madhe e pritet që shumë shpejt të nxjerrë në dritë dhe raste korrupsioni brenda rradhëve të policisë.

Çështja u diskutua dhe në dhomën e komunëve. Kryeministri  David Cameron kërkoi zhvillimin e hetimeve dhe deklaroi se ka dy çështje tek të cilat nevojitet të fokusohen e para është pse hetimet e policisë nuk shkuar deri në fund më herët dhe së dyti ka të bëjë me  sjelljen e personave të cakutuar dhe mjeteve të caktuara të informimit. Ai theksoi se do të  ketë një vështrim më kritik ndaj  praktikave dhe etikës së mediave në vend.

Tabloidi  britanik prej vitesh ka qenë në qendër të një skandali përgjimesh të telefonave të njerëzve të njohur, por tani  lajmi se janë përgjuar dhe viktimat e 7 korrikut apo familjarë të ushtarëve të rënë në luftë ka shokuar Britaninë e Madhe. Edhe më  problematik  cilësohet përgjimi i telefonave të dy vajzave të vogla të rrëmbyera e të vrara në Soham me 2002 apo të Milly Dowler, 13- vjeçares që u gjet e vdekur 6 muaj pas zhdukjes së saj.

Hetuesi i gazetës së Murdoch kishte fshirë madje disa mesazhe nga  sekretaria e adoleshentes duke u krijuar prindërve iluzionin se vajza ishte ende gjalle e duke vështirësuar kështu hetimet. Deri tani policia ki arrestuar dedektivin Glenn Mulcaire, por media britanike njofton se vetëm orë i ndajnë nga arrestimi dhe 5 gazetarë e disa dirigjentë të tabloidit më të shitur në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›