Transplanti i organeve licensa per publikun e privatet

Pas miratimit në parim të projekt-ligjit për transplantin e indeve, qelizave dhe organeve, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka siguruar se hartimi i tij është kryer sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombetarë. E pretendimit të disa antarëve të Komisionit të Shëndetësisë, se licencimi për kryerjen e këtyre ndërrhyrjeve, t'u jepet vetëm spitaleve publike, Vasili iu përgjigj, se licensat do të jenë të njëjat si për publikun ashtu dhe për privatin.
Vasili mbështet këtë argument në garancinë ligjore, pasi rregullat për t’u kryer transplantet, por dhe penalizimet për shkeljen e tyre janë parashikuar të jenë shumë të rrepta. Vasili ka sqaruar se nevoja për transplane organesh, indesh dhe qelizash, në Shqipëri është shumë e madhe. Ai ka njoftuar se javën e ardhëshme në QSUT do të kryet pas një ndërrprerje disa vjeçare transplanti i veshkave.
Prolektligji për transplantet e organeve, indeve dhe qelizave pritet të ridiskutohet sërisht në komision, ditën e hënë dhe i pranishëm pritet të jetë edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.