E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimet tjeter arrestim ne Londer

Një person është arrestuar në kuadër të hetimit të Policisë Metropolitane mbi përgjimet ilegale të telefonave dhe korrupsionin në radhët e policisë.

Personi 71-vjecar po merret në pyetje në stacionin policor në veri të Londrës, ku mbërriti në bazë të një thirrjeje rreth orës 10:50.

Personi, që sipas gazetës “The Guardian” ka qenë një figurë kyce në News International, është arrestuar nën dyshimin e organizimit të përgjimeve dhe korrupsionit.

Skandali i përgjimeve coi në mbylljen e gazetës “News of the World”, pjesë e kompanisë News International, në pronësi të manjatit australian Rupert Murdoch.

Operacioni i policisë metropolitane mbi përgjimet është koduar me emrin “Operation Weeting”, ndërsa ai për korrupsionin e agjentëve të policisë “Operation Elveden”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›