E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugo Chavez, me një pamje të re

Presidenti venezuelian Hugo Chavez është shfaqur me kokën e tij të qethur pothuajse në zero, duke deklaruar se flokët kanë filluar t’i bien për shkak të kimioterapisë.

“Ky është look-u im i ri. Po ju, si jeni?”, ka thën ai me shaka në anglisht, në një fjalim televiziv nga pallati i tij presidencial.

Presidenti ka deklaruar se trajtimi i tij mjekësor po shkon mirë. Lideri venezuelian, që iu nënshtrua raundit të parë të kimioterapisë në korrik, ka bërë të qartë planin e tij për të rikandiduar vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Chavez është shprehur se, efektet e mjekimit të tij kundër kancerit ishin të pritshme.

“Kimioterapia sulmon gjithë trupin dhe fakti që rënia e flokëve është normale, tregon se mjekimi po funksionon”, ka thënë Chavez.

Presidenti i vendit latin iu nënshtrua një operacioni kirurgjik në Kubë në qershor dhe u kthye muajin e kaluar në ishull për trajtim mjekësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›