E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon mbrojtje ligjore për trupat në Irak

Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, admirali Majk Mullen, deklaroi se Iraku duhet të marrë vendim mbi të ardhmen e trupave amerikane në vend dhe t`iu japë atyre mbrojtje ligjore.
 

Ai i bëri këto komente në Bagdad, ku ka takuar krerët e lartë politikë, për të diskutuar nëse Iraku do të mbajë ushtarë amerikanë pas 31 dhjetorit - që është afati i fundit i tërheqjes së trupave.

Uashingtoni ka ofruar rreth 10 mijë trupa për trajnimin e forcave irakiane, por zyrtarët në Bagdad kanë kaluar afatin e 23 korrikut për të arritur marrëveshje rreth prezencës së tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›