E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimi BE Prokuroria te beje hetim te paanshem

Pranimi i doreheqjes se Metes BE mbeshtet Berishen. Dorezimi i imunitetit Butler Inkurajuese

Brukseli i ben thirrje organit te akuzes qe te percaktoje vertetesine ose jo te videos se publikuar pak dite me pare nga nje emision investigativ ne nje kohe kur po hidhen dyshime te forta per nje trukim te mundshem te materialit. Zedhenesja e KE-se per Zgjerimin Natasha Butler kerkoi dje nga Brukseli ndeshkim te gjithe personave qe do te shpallen fajtor nga drejtesia. Ne fjalen e saj znj. Butler vleresoi gatishmerine e z. Meta per te dorezuar imunitetin perballe hetimit por po ashtu shprehu konsiderate te vecante dhe per Kryeministrin Berisha i cili pranoi vendimin e ish-zv.kryeministrit. Ne mbajme shenim vendimin e Kryeministrit Berisha per te pranuar doreheqjen e parevokueshme te z. Meta si zevendeskryeminister. Z. Meta dergoi gjithashtu nje leter ndaj kryetares se parlamentit duke njoftuar se heq dore nga imuniteti i tij si deputet. Komisioni mirepret cdo hap qe ndihmon punen e hetimit dhe te ndjekjes si nje kontribut pozitiv per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Komisioni pret tani qe sistemi ligjor ne Shqiperi te funksionoje teresisht ne menyre te paanshme. Puna duhet bere pa asnje pengese drejt nje hetim te shpejte dhe efikas qe duhet ndjekur nga Prokuroria nese jane me vend si dhe nga ndeshkimi i te gjithe personave qe do te shpallen fajtore - u shpreh Natasha Butler. Zedhenesja e KE-se theksoi se ceshtja e nje gjyqesori te pavarur dhe lufta ndaj korrupsionit jane mjaft kyce per ecurine e Shqiperise dhe anetaresimin e saj ne BE ku edhe nje here ajo perseriti qendrimin mbeshtetes se KE-se ndaj Kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij. Ceshtja e nje gjyqesori te pavarur dhe zbatimit te shtetit ligjor jane aspektet kyce te kriterit politik per sa i takon procesit te anetaresimit ne BE. Shqiperia aplikoi per kete anetaresim dhe duhet ti zbatoje plotesisht keto aspekte. Smund te shtoj asgje me shume pervec cfare thashe se ne mbajme shenim pranimin e doreheqjes nga Kryeministri. Eumlshte vertet shume e rendesishme qe te gjitha aspektet e permendura aty te trajtohen ne drejtesi te plote e te pavarur brenda sistemit ligjor qe ekziston ne vend ne menyre qe te zgjidhet ceshtja e luftes ndaj korrupsionit dhe Shqiperia dhe te permbushet synimi per te hyre ne BE - u shpreh Butler. Gjithashtu zedhenesja e KE-se per zgjerim shprehu gatishmerine e institucionit qe ajo perfaqeson per te ndihmuar Shqiperine ne anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian. Nje nga kriteret kyce eshte ai politik ku ceshtja e drejtesise eshte thelbesore eshte thelbesore per te gjithe qytetaret shqiptare sepse askush nuk eshte mbi ligjin. Te gjitha vendet duhet te fokusohen ne permbushjen e kritereve dhe jo momentin pasi flitet per reforma strukturore qe nuk mbyllen brenda nje kohe te shkurter. Ne kete drejtim Komisioni Evropian eshte gati tju ndihmoje si nje vend potencialisht kandidat per keto reforma por i takon Shqiperise te jete ne lartesine e pritshmerive per tu bere anetare e plote ne BE-se - nenvizoi Bluter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›