E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i Metes Marredhenia e veshtire me Priftin

Pergjimi LSI mbledh KDK-ne Montazh i krimit. Meta Rama tentoi pushtetin me dhune deshtoi me cimka

Kryetari i LSI-se Ilir Meta u shfaq dje para publikut me akuzues ndaj kreut te opozites se majte Edi Rama duke adresuar ne drejtim te tij autoresine e asaj qe ai e konsideroi si politika e cimkave. Por akuzat u shigjetuan edhe ne drejtim te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti duke sqaruar arsyet si u arrit deri marredhenien konfliktuale me te. Sipas Metes per shkak te humbjes se karriges se ministrit u perdor nga Edi Rama per te nisur fushaten qe ai e konsideroi monstruoze duke akuzuar kreun e opozites se kerkon te marre me dhune pushtetin. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta therriti dje mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar per te nisur pergatitjet per zgjedhjet vendore te planifikuara te zhvillohen me 8 maj.

Ai u shpreh i sigurt se qytetaret kane vendosur te kthejne Bashkine e Tiranes ne sherbim te tyre. Sipas Mete 8 maji eshte problemi me i madh i Edi Rames. Ai vuri ne dukje se bashkia do te kthehet ne sherbim te qytetareve dhe nuk do te jete me ne sherbim te mafiozeve. Sipas Metes Bashkia e Tiranes renditet e 147-a per dheniet e lejeve te ndertimit ku funksionon monopoli i korrupsionit.
Qytetaret nuk mund te mbahen peng per nje kupole kriminale ndaj roli i LSI-se eshte percaktues - theksoi Meta duke pohuar se koalicioni i integrimit do te fitoje ne zgjedhjet e 8 majit perballe ketyre cimkave.
Duke bere nje bilanc gjate qeverisjes se LSI-se Meta vuri ne dukje se gjate nje periudhe te shkurter kohore LSI-ja ka bere te mundur nje arritje te madhe e cila eshte heqja e vizave. Nderkaq Meta shtoi se e gjithe kjo situate nuk ishte e papritur por kishte nje motivacion dhe nje objektiv te qarte.
Ish-kolegu im qe na doli cimke pasi nuk mori garanci se do te hynte ne qeveri na sulmoi me te gjitha baterite e tij ne emer te krimit te organizuar. Nuk ka brire eshte perpjekja per te ndryshuar legjitimitetin jo me vite por me manipulime me presione me mbledhje korruptive. Ne fjalen e tij perpara Komitetit Drejtues Kombetar Meta shprehu hapur se ishte ndier i tradhtuar nga Prifti jo vetem si ish-shok por dhe si ish-anetar i kesaj partie. Videoja nuk eshte surprize per mua as per Kryesine e LSI-se. Pasi mora mesazhe pa fund se ai do mbetej besniku im i perjetshem. Mora mesazh se po te mos shtyhej mbledhja e kryesise e te hiqej ai nga posti i ministrit do te dilte nje video e tmerrshme - tha Meta
Ish-kolegu yne shoku yne i dashur qe na doli cimke kur mori garanci se nuk do merrte asnje post ne qeveri na doli e na sulmoi me te gjitha baterite e tij ne emer te krimit te organizuar. vazhdoi Meta. Ministri cimke... per te cilin bera me shume ne jeten time ne planin njerezor dhe politik qe nga shendeti dhe karriera politike... Ne qe mundoheshim ta frenonim te fliste per perversitetet e Rames dhe qe ndalonim te thoshte deklaratat per heroinen. Me erdhi mua per te me bindur per planin qe Edi Rama e propozonte per rrezimin e qeverise aktuale dhe emerimin e tim si kryeminister - sqaroi Meta duke kujtuar se nuk kishte pranuar oferten e Priftit. Meta shpjegoi edhe pse nuk kishte dhene doreheqjen menjehere pas publikimit te videos. Nuk mund te jepja une doreheqjen kur donin ata per te krijuar nje destabilizim por sqaroi se veprimi i tij i doreheqjes dy dite pas publikimit te videos nga pozicioni i zv kryeministrit ishte e domosdoshme per integritetin dhe moralin. Meta tha se kete veprim e kishte marre pasi ishte shprehur zyrtarisht se kishte hequr dore nga imuniteti dhe kishte kerkuar nga prokuroria fillimin e hetimeve. Kete beteje ligjore do ta fitoj perballe montazhit te organizuar nga cimkat dhe kryecimkat qe synojne te mbajne peng institucionet - nenvizoi Meta.
Ne fjalen e tij kreu i LSI-se sulmoi Ramen se ka kthyer Bashkine e Tiranes si bashkine me te korruptuar ne bote dhe ka vite te tera qe eshte kthyer ne pengese per nje jete normale per qytetaret e Tirane dhe se do ta marre pushtetin me dhune e shantazhe.
Duke i bere thirrje te heqe dore Meta theksoi Nese ka njeri me frikacak ne kete bote ai eshte Edi Rama. Ne kuader te angazhimeve per te fituar zgjedhjet vendore Meta shprehu gatishmerine e tij 24 ore me 24 ne krye te LSI-se dhe u kerkoi forumeve te kesaj partie qe brenda 15 shkurtit te paraqesin emrat per kandidaturat per njesite vendore ne te gjitha komunat e bashkite e vendit.
Jam i bindur se koalicioni i integrimit do fitoje pa diskutim ndaj koalicionit te cimkave spiuneve fuksave qe nepermjet shantazheve kerkojne te mbrojne pasurite e tyre - nenvizoi Meta. Duke u uruar pune te mbare dy emrave te rinj te cilet u ulen ne postet qeveritare qe Meta i mbante deri dje tha se koalicioni qeverises do te vazhdoje per te realizuar sfida te tjera te se ardhmes.

Haxhinasto Sfida jone anetaresimi ne BE

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto gjate fjales se mbajtur ne Komitetin Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim deklaroi se qellimet e LSI-se jane mjaft te larta dhe i perkasin nje sistemi moral te konsoliduar duke i kapercyer vogelsirat dhe aktet e shemtuara. Jo vetem kaq por per te anetaresia e LSI-se e cila ka pasur gjithmone besim tek drejtuesit e saj meriton me shume dhe prandaj duhet menduar vetem per permbushjen e aspiratave te saj edhe ne qeverisje duke kapercyer te gjitha pengesat qe dalin rruges .

Qellimet e LSI-se me te larta se vogelsirat. Sipas Haxhinastos qellimet e LSI-se jane mjaft te larta dhe i perkasin nje sistemi moral te konsoliduar duke i kapercyer vogelsirat dhe aktet e shemtuara. Per ministrin e Jashtem anetaresia e LSI-se e cila ka pasur gjithmone besim tek drejtuesit e saj meriton me shume dhe prandaj duhet menduar vetem per permbushjen e aspiratave edhe ne qeverisje duke kapercyer te gjitha pengesat qe dalin rruges.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›