Pergjysmohen autobuset e Unazes
Nga 50 autobuse qe leviznin me pare ne linjen e Unazes, tani qarkullojne vetem 20 te tille
Operatoret private te transportit "shkurtojne" numrin e autobuseve qe quhet te qarkullojne ne nje dite. Nje gje e tille ka sjelle pamundesine e pasagjereve per te udhetuar, sidomos ne linjen e Unazes. Keshtu, temperaturave shume te larta, mungeses se higjienes, apo mbylljes hermetike te xhamave te autobuseve, i shtohet edhe pakesimi i ketyre te fundit, duke shkaktuar nje kaos te paperballueshem. Nga 50 autobuse qe qarkullonin normalisht ne sherbim te udhetareve, ditet e fundit qarkullojne vetem 20 te tille, ose vetem 40 per qind e kapacitetit. Njerezit ngjishen me njeri-tjetrin per te siguruar nje vend ne autobus, duke bere qe shpeshhere t'u bjere te fiket. Ndersa per hajdutet e xhepave, festa sapo ka filluar. Duke qene ngjitur me "viktimat" e tyre, ata nuk u lene gje pa vjedhur. Mallkimet, te qarat, apo djersitja si ne sauna, kesaj here nga halli, mbeten pa pergjigje. Sepse as bashkia nuk kontrollon zbatimin e kontrates dhe per me teper te kushteve te mjeteve te transportit. Ndersa te fituarit ne kete mes jane privatet. Duke i ngjeshur njerezit si sardele, ata arrijne qe te kursejne karburantin dhe te rrisin fitimet.
Skandali
Rritja e cmimit te biletave nuk e ka zgjidhur aspak kaosin qe mbreteron ne transportin urban ne Tirane, perkundrazi. Nese me pare ne linjen e Unazes paraqiteshin cdo 3-5 minuta autobuse per transportin e pasagjereve, tani ndodh krejt ndryshe. Qe te perfitosh sherbimin e ketij transporti te duhet te presesh deri ne 20 minuta. Dhe ketu eshte fillimi i ferrit. Pasi pret me minuta te tera, kupton se te hyn ne pune "ligji i xhungles", apo i mbijeteses, ne menyre qe te mundesh te gjesh nje vend modest ne autobuset urbane. Dhe shpesh perpjekja eshte e deshtuar. Njerezit qe varen dyerve te autobuseve nuk ta bejne te mundur nje gje te tille. Dhe kjo, jo per faj te tyre. Sepse pasagjeret nuk mbajne aspak pergjegjesi pse operatoret private nxjerrin ne qarkullim vetem 20 autobuse nga 50 qe duhet te jene minimalisht ne dite ne qarkullim. Me se shumti, privatet shfrytezojne oret e vona te mbremjes per te kursyer. Edhe pse ne ato ore, per shembull ne oren 10 te darkes, numri i pasagjereve eshte me i vogel se ne oret e dites, te ben pershtypje nje fenomen: Fluksi i njerezve eshte i paperballueshem. Dhjetera (e madje nuk teprohet aspak po te thuash qindra) pasagjere shtypen me njeri-tjetrin per nje motiv shume banal: Te gjejne nje vend ne autobus. Jo ne sedilje, sepse ato i kane zene fatlumet qe kane shume stacione qe kane hipur, por ne kembe, sepse numri i personave qe hipin ne nje autobus te vetem eshte jashte cdo lloj kapaciteti.
Kushtet
Udhetaret e linjave te Unazes e lene menjane per nje cast faktin se mjetet e transportit nuk kane kondicionere. Kjo, sepse per ta do te perbente nje luks qe as ne enderr nuk mund ta shihnin, ne krahasim me ate qe ndodh ne te vertete. Por, te pakten sipas tyre, operatoret private te transportit te nxjerrin me shume autobuse ne qarkullim. Pervec kesaj, ata te mos i mbyllin hermetikisht xhamat, te cilat mund te lejojne te hyjne sadopak ajer i paster. Jo, asnje nga keto nuk ndodh. Me qindra fryme perpeliten, mundohen te mbushen me sadopak oksigjen qe frymemarrja te mos u ndalet per asnje cast. Te "regjur" deri ne fund me vuajtje, shumica e arrijne kete, por ka pasur mjaft raste kur pasagjeret jane derguar ne urgjence per shkak se u ka rene te fiket. Ata shajne me ze, e nen ze, mallkojne, luten qe shoferi ta hape paksa deren qe mushkerite e tyre te arrijne te kryejne funksionin, per te cilin jane krijuar, por asnje zgjidhje. Edhe pse privateve te pangopur iu plotesua kerkesa per rritjen e cmimit te biletes, edhe pse abuzojne me njerezit e pafajshem qe paguajne 30 leke sa here qe shkelin ne autobusin-sauna qe i pervelon, edhe pse xhamat jane te mbyllur, si ne burg. Por kesaj here ne vend te hekurave, ka reklama te medha qe i vjel Bashkia e Tiranes. Per kete te fundit duket se nuk ka aspak rendesi komoditeti i pasagjereve, apo ne fund te fundit shendeti dhe jeta e tyre, por vetem parate. Sepse rrjetat e telta nga te cilat jane te veshur autobuset, e pengojne edhe ate pak ajer qe hyn nga nje pjese shume e vogel e xhamave. Perpjekjes se nje pasagjereje per te hipur ne fillim te autobusit 045, aty ku mund te merrte pak ajer, nje fatorino iu pergjigj ne nje menyre teper vulgare. E la pa hipur ne ate autobus te mallkuar, pa e ditur se ndoshta i ka bere shume nder qe e ka shpetuar nga era e qelbur e djerses se tij.
Kontrolli
Sipas kontratave te nenshkruara me operatoret private, bashkia ka struktura te vecanta me ane te te cilave kontrollon aktivitetin e tyre. Megjithate, keto struktura jane jofunksionale sepse transporti urban aktual nuk zbaton asnje pike te kontrates, duke bere qe njerezit te mos e marrin sherbimin si duhet.
Kushtet
Nje nga kushtet qe duhet te plotesoje nje firme private, qe te kryeje sherbimin e transportit ne kryeqytet, eshte pikerisht plotesimi i kushteve ne menyre qe udhetaret te kene komoditet. Mjafton qe keta kontrollore, vetem nje here te hipin ne autobus dhe te shohin se c'ndodh ne te vertete.
Kapaciteti
Kontrata me operatoret private mesohet se parashikon levizje te shpeshte te urbaneve, ne menyre qe njerezit te mos presin. Gjithashtu, autobuset e kane te percaktuar edhe numrin e vendeve ulur dhe ne kembe, por ai aktualisht kalon cdolloj kapaciteti, duke shkelur te drejtat e taksapaguesve.
Autobuset
Me pare, ne nje dite dilnin ne qarkullim rreth 50 autobuse urbane ne linjen e unazes. Shtimi apo pakesimi i dy prej tyre nuk shkaktonte ndonje ndryshim te madh, por tanime gjithcka ka ndryshuar. Vetem 20 autobuse jane ne sherbim te pasagjereve ne keto dite perveluese te veres.
Karburanti
E gjithe kjo mesohet se ndodh per te kursyer karburantin. Vete shoferet dhe fatorinot e pohojne nje gje te tille, ne pergjigje te ankesave te pasagjereve. "Ka shkuar shume shtrenjte", thone ata si pa te keq.
Te dhenat mbi transportin qytetes
Unaza e madhe ka 19 stacione
Unaza e vogel permban 18 stacione
Kapaciteti i autobuseve brenda nje dite, 50
Numri aktual ne qarkullim, 20 ne nje dite
Kohezgjatja e nje xhiroje te plote ne trafik, 1 ore
Kohezgjatja e nje xhiroje te plote pa trafik, 30 min
Cmimi i nje bilete njeudhetimeshe, 30 leke
Cmimi i nje aboneje te pergjithshme, 1200 leke
Koha e pritjes ne nje stacion, 20 minuta
Pauza nga nje autobus ne tjetrin, duhet 3-5 minuta