E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritjet e gjata ne stacione

Pakesimi i autobuseve, duke e cuar ne 40 per qind te kapacitetit te tij, nuk eshte shkelja e vetme. Shkelje te tjera, qe bien ne kurriz te qytetareve, lidhen serish me vonesa ne stacion. Duke lene menjane faktin se pasagjeret presin me minuta te tera te shfaqet nje autobus ne stacion, atyre u duhet te presin edhe pas kesaj. "Duhet te plotesojme minutat, qe te mos levizim bosh", u pergjigjen shoferet ulerimave te pasagjereve, te cilet jane lodhur tashme duke pritur. Por, as qe e kane ndermend te levizin pa u mbushur autobusi aq sa nuk ke ku te hedhesh as kokrren e molles.

Cmimet s'permiresuan kushtet

Cmimi i transportit urban eshte rritur me 50 per qind, e megjithate, asgje nuk ka ndryshuar per mire. Madje, mund te themi se ka ndryshuar per keq. Autobuset jane akoma me te rralle, akoma me te piset, akoma me te amortizuar. Dhe fatorinot, akoma me te paedukate. Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes pati premtuar mrekulli nese do rritej cmimi i biletes. Por, megjithate, nese i ka ndryshuar kuptimi fjales "mrekulli", atehere mund te themi se shoqata ka arritur ta mbaje fjalen. Vecse do te ishte mire qe te mos tallej aq shume me njerezit qe e paguajne 30-lekeshin me perpikmeri, pavaresisht se bileten nuk e marrin ne te shumten e rasteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›