E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi Berishes: Faleminderit per mbeshtetjen

Kryeministri Berisha mori diten e djeshme nje leter falenderimi nga Presidenti i Frances, Nikolas Sarkozi, ne lidhje me rolin e tij aktiv ne Samitin "Bashkimi per Mesdheun", i mbajtur pak dite me pare ne Paris. Ne letren e tij, Sarkozi thekson se ishte i rendesishem fakti qe Kryeministri shqiptar ne emer te vendit te tij e mbeshteti nismen e Sarkozi per krijimin e ketij Bashkimi Mesdhetar.

"Zoti Kryeminister, pas Samitit te Parisit per Mesdheun, deshiroj t'ju falenderoj personalisht per rolin tuaj aktiv ne suksesin qe pati ky takim. Ishte shume e rendesishme, qe ky Samit t'i jepte nje vrull te ri bashkepunimit perreth Mesdheut", thuhet ne leter. Me tej, ne letren e tij, Sarkozi shton se tashme ky union duhet te ndermarr hapa konkrete ne krijimin e projekteve te perbashketa mes vendeve te Mesdheut.

"Na takon tani te punojme mbi keto baza te rinovuara, per te realizuar projektet konkrete qe u miratuan gjate samitit, duke u bazuar ne sistemin e ri e te hapur te drejtimit te nismes, qe per shume kohe ka qene i nderprere", theksohet ne letren e derguar dje nga Presidenti francez, Sarkozi, kryeministrit Berisha.

Kryeministri vizitoi dje Orikumin dhe nje sere fshatrash bregdetare, duke inauguruar punime


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›