E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e ka radhen pas Irlandes Portugalia

Edhe nese Irlanda do te pranoje paketen e ndihmes financiare nga Bashkimi Europian dhe FMN nuk ka shanse qe situata ne Europe te permiresohet dhe qeveri te tjera do te bien ne situaten qe ra ne fillim te ketij viti qeveria greke. Pas Greqise dhe ndoshta Irlandes vendi i trete qe mund te gjunjezohet per shkak te deficitit buxhetor eshte sipas te gjitha gjasave Portugalia. Frika e madhe qe ekziston tani eshte se borxhet mund te jene shume me te medha se sa mundesia e rifinancimit te tyre pa permendur mundesine e larjes se ketyre borxheve. Dhe frika e madhe eshte se vende si Greqia qe e kane pranuar paleten e ndihmes prej 110 miliarde eurosh mund te kene nevoje per para te tjera. Per sa i perket Portugalise ajo shpreson se perqindjet e interesave ne bonot e saj do te bien kur Irlanda te vendose ndihmen nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Vec Portugalise ne nje situate pak a shume kritike jane edhe Spanja e Italia vende qe nuk e kane marre veten nga kriza dhe per te reduktuar deficitin buxhetor i kane reduktuar shume shpenzimet publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›