Zgjedhjet ne qarkun e Lezhes u manipuluan por PS terhiqet nga kerkesa per rivotim
Partia Socialiste u terhoq nga kerkesa e saj per riperseritjen e zgjedhjeve për qarkun e Lezhës. Keshtu edhe pse disponojne prova qe procesi deshtoi dhe u manipulua, socialistët nuk do t'i shkojne ne fund kerkeses se tyre. Por, sipas sekretarit për çështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri, prioritet mbetet interesi kombetar.
“Kemi prova se zgjedhjet në qarkun e Lezhës janë manipuluar, duke faktuar se procesi është i dështuar. Partia Demokratike ndërtoi alibinë e saj politike. Njëherësh qeveria dështoi në organizimin e zgjedhjeve të lira në Laç dhe Mamurras”, vuri në dukje Gjiknuri.
Madje, duke vijuar po në këtë linjë, sekretari socialist evidentoi se “në Laç rezulton se kanë votuar edhe persona që ndodheshin jashtë shtetit”.
Për këtë arsye Gjiknuri në emër të PS theksoi se permes ketyre fakteve do te duhej qe zgjedhjet ne kete qark të përsëriten brenda 4 javëve.
Dhe për te sqaruar qendrimin e ri te PS, Gjiknuri bëri me dije se “Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa për rivotimin në qarkun e Lezhës”.
Gjiknuri theksoi edhe një herë se Partia Socialiste do të mbështesë çdo kërkesë të opozitës së ardhshme për një hetim parlamentar të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Gjiknuri theksoi edhe një herë se Partia Socialiste do të mbështesë çdo kërkesë të opozitës së ardhshme për një hetim parlamentar të zgjedhjeve të 23 qershorit.