E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perhapet bakteri E. Coli u merr jeten 14 veteve ne Gjermani

Nje trajte vdekjeprurese e bakterit Escherichia coli Esherishia koli qe njoftohet te kete lidhje me trangujt e eksportuar nga Spanja u ka marre jeten te pakten 14 veteve ne Gjermani dhe ka semure qindra te tjere.

Ekspertet gjermane dhe zyrtaret qeveritare u mblodhen dje per te shqyrtuar krizen.

Zyrtaret shendetesore nga disa vende evropiane perfshire Gjermanine Austrine dhe Rusine terhoqen nga shitja perimet spanjolle dhe ndaluan importimet shtese nga shqetesimi se mund te zgjerohej perhapja e bakterit vdekjeprures.

Spanja kritikoi ndalimin e importeve. Diego Lopes Garrido perfaqesuesi spanjoll ne BE tha se nuk kishte deshmi se ndotja kishte zanafillen ne Spanje.

Instituti kombetar i semundjeve ne Gjermani keshilloi qytetaret ne veri te vendit ku jane shfaqur shumica e rasteve qe te mos hane domate tranguj dhe marule te pa ziera.

Qendra Evropiane per Parandalimin dhe Kontrollin e Semundjeve po heton burimin dhe gjeresine e rrezikut. Grupi me qender ne Stokholm tha se pacientet e infektuar kane fituar sindromin hemolitik uremik nje semundje qe prek veshket gjakun dhe sistemin nervor dhe qe mund te shkaktoje vdekjen.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›