Vaksina SIV shprese per mbrojtjen kunder virusit te SIDA-s

Studiuesit jane te kenaqur me nje vaksine te re e cila mbron majmunet e njohur me emrin resus makakinga infeksioni me versionin fillestar te virusit te Sides. Studiuesit shpresojne ta perdorin ate qe kane mesuar nga ky eksperiment per te krijuar nje agjent qe parandalon infeksionet e virusit HIV tek njerezit.
Me shume se 2.6 milione infeksione te reja nga virusi HIV ndodhin cdo vit dhe gati dy milione njerez vdesin nga sida cdo vit. Krijimi i nje vaksine kunder sides vazhdon te mbetet nje synim urgjent por ende i pakapshem per studiuesit e semundjes se sides.
Tani shkencetaret e Fakultetit te Shendetise dhe Shkences ne Universitetin e Oregonit mendojne se ata me ne fund mund te jene ne rrugen e duhur per gjetjen e nje vaksine kunder sides. Louis Picker drejtues i programit te Institutit per Vaksinen dhe Terapine Gjenetike ne Univeristetin e Oregonit thote se studiuesit kane zhvilluar nje agjent qe i mbron majmunet resus nga virusi SIV nje virus qe shkakton siden tek majmunet dhe qe mendohet se eshte pararendes i virusit HIV qe shkakton siden tek njerezit.
Zoti Picker e krahason vaksinen me nje ushtri ne gjendje gadishmerie qe vihet menjehere ne levizje me paraqitjen e shenjave te para te infeksionit para se virusi te kete shansin te vendoset ne organizmin e njeriut.
Vaksina eshte e afte te diktoje virusin HIV ose SIV qe nga fillimi. Kjo vaksine nuk ka nevoje te prese aktivizimin e qelizave te tjera imunitare sic ndodh me mekanizmin veprues te tipeve te tjera te vaksinave.
Qelizat imunitara jane ato qe aktivizohen per te mbrojtur organizmin nga infeksionet bakteriale ose virale. Aktualisht krijuesit e vaksines kunder Sides po perpiqen qe te trejnojne sistemin imunitar te njeriut te identifikoje dhe shkaterroje virusin HIV duke i ngjitur materiale gjenetike nga ky virus nje virusi te parrezikshem gripi qe do te sherbeje si vaksine. Por zoti Picker thote se deri tani kjo strategji nuk ka funksionuar mire sepse virusi i gripit nuk jeton shume gjate ne trup.
Ne vend te virusit te gripit ekipi i zotit Picker ka perdorur nje virus tjeter te quajtur CMV. Ky lloj virusi infekton shumicen e popullsise se botes rralle here shkakton semundje dhe mbetet i gjalle por i fjetur pafundesisht.
Ne eksperimentin me majmunin studiuesit bene kater prova. Nje grupi majmunesh u dhane vaksine te virusit CMV te modifikuar me virusin SIV. Nje grupi te dyte i dhane vetem nje vaksine gripi. Nje grupi te trete i dhane nje vaksine te virusit CMV dhe te atij te gripit te modifikuar me elemente te virusit SIV. Ndersa grupi i katert i majmuneve nuk u vaksinua.
Me pas majmunet u infektuan me virusin SIV. Zoti Picker tha se majmunet e patrajtuar dhe ata te cilet moren vetem vaksinen e gripit u semuren dhe u preken nga Sida gjysma e majmuneve qe moren vaksinen CMV ose vaksinen CMV dhe vaksinen e virusit nuk treguan shenja te infeksionit.
Dhe ne fakt kur ne u perpoqem te gjenim virusin pas nje viti ndonese perdorem teknika te ndryshme diagnostikimi nuk gjetem gje. Kjo tregon se ekziston mundesia qe infeksioni te jete eliminuar fare gje qe do te ishte e paprecedente per vaksinen SIV.
Zoti Picker thote se qellimi i tij tani eshte formulimi i nje vaksine me te efektshme qe do te ishte e parrezikshme per fillimin e provave klinike me njerez per ti mbrojtur nga virusin HIV. Zbulimi per vaksinen ekperimentale kunder virusit HIV eshte botuar ne revisten Nature.