E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolas Gejxh në Dropull

Nikolas Gejxh, lobisti i çeshtjes se Vorio-Epirit dhe i njohur per problemet e mëparshme me kryeministrin Berisha ka vizituar serish jugun e vendit, ku eshte takuar me minoritaret ne Dropull te Gjirokastrës. I shpallur non grata para 16 vjetësh nga ish-presidenti Sali Berisha, Gejxh thote se tashme ky i fundit ka ndryshuar dhe se marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar ndjeshem. ?Siç e dini ju te gjithë Berisha me ka cilësuar mua person NON GRATA. Pas shume ngjarjesh besoj se Berisha e kuptoi mesazhin qe unë doja te jepja, se minoritetet janë një thesar për një shtet. Nga ato s?mund te frikësohesh. Qe prej asaj kohe marrëdhëniet u përmirësuan dhe unë mund te futem ne Shqipëri pa problem. Unë vete kam vajtur ne Amerikë ne moshën 9-vjeçare kur dija vetëm një fjale anglisht. Por pas 12 vjetësh mora një çmim ne Shtëpinë e Bardhe nga Presidenti Xhon Kenedi? , ka thënë Gejxh. Publicisti greko amerikan thekson rendësin e regjistrimit te popullsisë sipas kombësisë dhe përkatësisë fetare. ?Për shume vjet Shqipëria e shmangu regjistrimin e minoriteteve. Gëzohem qe është vendosur te behet tani. Çdo njeri është ajo qe vete ai deklaron. Duhet gjetur nje mënyrë per tu bere nje regjistrim i drejte ku te përfshihet edhe kombësia edhe përkatësia fetare?, është shprehur Nikolas Gejxh. I pyetur për çështjen çame, Gejxh nënvizoi se i takon Evropës qe te merret me zgjidhjen e saj nëse e çmon te tille.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?N5ZsT_oR96o","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›