E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora bllokon Bulqizën dhe Voskopojën

Dhjetëra mjete jane bllokuar nga dëbora ne aksin Kraste-Bulqize. Mes tyre mësohet se ndodhej edhe nje makine me emigrante qe do te niseshin drejt Italisë. Shume pasagjere e kaluar natën ne mes te rrugës, ne temperature shume te ulëta, deri ne minus 15 grade celsius. Edhe pse janë vene ne funksionim disa mjete borëpastruese, rruga bllokohet here pas here nga dëbora, e cila ne disa vende shkon mbi një metër e gjysme. Dëbora ka pushtuar jo vetëm komunat e thella te Korçës, por edhe disa fshatra turistike te ketij rrethi. Nder ta eshte Dardha si dhe tre fshatra te komunës se Voskopojës. Por deri ne qendër te komunës, qe ndodhet rreth 20 km larg Korçës mund te shkosh me vështirësi dhe duke përdorur zinxhirët. Me tej udhëtimi ndalet pasi dëbora ne fshatrat Lavdar, Shipska e Krushove arrin ne nje meter. Pavarësisht dëborës e ngricave, jeta per banoret e Voskopojës, vijon normalisht. Madje ne keto dite dimri jane te shumte turistet. Rreth 60 nxënësit e mbetur shkojnë CD dite ne shkollën e fshatit, ku mësimi zhvillohet ne klasa kolektive. Aktualisht ne qarkun e Korçës janë te izoluar edhe fshatrat e komunës Lekas, Velçanit, e Trebinjës.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?IHDHFDDBRtw","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›