Peripecitë e marrëdhënieve Uashington-Teheran
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Zyrtarët e administratës së Barak Obamës kanë dorëzuar tashmë një letër të “re” tek autoritetet homologe të Iranit, letër që u kërkon palëve bisedime kokë më kokë në mënyrë që të shkrinin përfundimisht marrëdhëniet e ngrira amerikano-iraniane. Departameti Amerikan i Shtetit ka nisur të hartojë një letër të tillë që prej 4 nëntorit të vitit të kaluar, kur Obama u zgjodh President. Por a ishte kjo një korrespondencë e letrës së gjatë të urimit dërguar nga Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad dy ditë pasi Obama u shpall President? Diplomatët thonë se letra e Obamës ështe thjesht një gjest simbolik për të ndryshuar tonin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i acaruar së tepërmi gjatë administratës Bush, i cili e cilësonte superfuqinë e Gjirit Persik, si “qendrën e së keqes”. Sipas tyre, ajo është shkruar për të zbutur dyshimet e liderëve iranianë dhe për t i hapur Obamës rrugën për të negociuar me ta për t i dhënë fund politikës së shkuar. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit, e kanë dorëzuar letrën e tyre në 3 kopje. Ata ia kanë adresuar letrën në radhë të parë popullit iranian, pastaj i është dorëzuar direkt liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, por amerikanët kanë lënë mundësinë e leximit të saj edhe si një letër e hapur. Letra siguron se Amerika nuk ka ndërmend të rrëzojë regjimin islamik, por thjesht kërkon një reflektim të sjelljes së këtij vendi. Në një nga faqet e letrës, Iranit i kërkohet që të krahasojë standardet e tij të ulëta të jetesës me vendet e zhvilluara të rajonit, dhe të rikonsiderojë dhe një herë të mirat që do të kishte nga bashkëpunimi me Perëndimin. Edhe pse toni i letrës është pajtues, Iranit i kërkohet t i japë fund asaj që SHBA e quan mbështetje të terrorizmit. Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinon, e vlerësoi këtë letër si një reflektim të SHBA-së ndaj politikës iraniane. Në një intervistë dhënë të hënën televizionit arab “Al-Arabiya”, Presidenti amerikan la të kuptohej se do të niste një erë të re në marrëdhëniet me Republikën Islamike. Vetë Ahmadinexhad tha dy ditë më parë se ishte duke pritur hapat e administratës Obama. “Ne do t i vlerësojmë deklaratat e tyre me shumë kujdes, do të studiojmë po me kaq kujdes dhe lëvizjet e tyre dhe, nëse ka reflektim, ne do ta mirëpresim bashkëpunimin”, – tha Presidenti iranian. Pasi ka konfirmuar dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në qershor, Ahmadinexhad tha se e kishte të paqartë nëse Obama kishte për qëllim të ndryshonte taktikë apo po kërkonte me të vërtetë ndryshim thelbësor. Ai i bëri thirrje Uashingtonit që të kërkonte ndjesë për veprimet ndaj Iranit këto 60 vitet e fundit, duke përfshirë dhe mbështetjen e amerikanëve ndaj grushtit të shtetit kundër qeverisë demokratike në vitin 1953, dhe rrëzimin e një avioni iranian me civilë në vitin 1988. Por Departamenti i Shtetit refuzoi të jepte shpjegime për këtë letër dy ditë më parë. SHBA-ja është e shqetësuar më tepër për qendrat e pasurimit të uraniumit, për të cilat ata akuzojnë Iranin se kërkon të ndërtojë armë atomike të shkatërrimit në masë. Ndërsa Irani pretendon se programi i pasurimit të uraniumit bëhet për qëllime civile dhe është thjesht burim i pashtershëm energjie. Por këto lëvizje diplomatike bëhen më urgjente nga frika se mos Izraeli merr vendime të njëanshme për të bombarduar këto centrale. Shkalla e vështirësisë së këtyre negociatave për Obamën u rrit kur një ndihmës i vjetër i Ahmadinexhadit, Aliakbar Javanfekr, tha se pavarësisht thirrjeve të SHBA-së, Irani nuk do të ndalojë aktivitetin e tij nuklear. Kur Javanfekr, këshilltari i Ahmadinexhadit për shtypin, u pyet për një rezolutë të OKB-së, që bënte thirrje të menjëhershme për ndaljen e pasurimit të uraniumit, ai u përgjigj: “Ne e kemi kaluar atë etapë.” Një nga shqetësimet kryesore të Iranit mbetet dyshimi se Amerika me këto veprime kërkon të ndërrojë regjimin duke mbështetur grupet separatiste në zonat e Kurdistanit, Sistan-Balukistanit dhe Khuzestanit. Departamenti i Shtetit mohon çdo zë që i përfshin ata në mbështetjen e këtyre grupeve. Në ditët e fundit të presidencës së tij, Bush planifikoi ndërtimin e një rezidence në Teheran, një hap larg nga ambasada e tyre. Ish-sekretarja e Shtetit, Kondoleza Rais, tha se kjo gjë nuk u arrit kurrë, sepse vëmendja u transferua në konfliktin Rusi-Gjeorgji. Zëra të tjerë tjerë thonë se krahët e djathtë të administratës së Bushit, kërkuan që kjo të bllokohej. Por nëse nisin bisedimet kokë më kokë ndërmjet dy vendeve, do të kërkohët të negociohet për vendosjen afatshkurtër të një misioni diplomatik. Teksa Obama po përgatitet të nisë një politikë të re në lidhje me Iranin, administrata po pregatitet të shpallë emrin e Denis Ros, si negociator të këtij “konflikti”. Një analist i mirënjohur iranian, Saed Leylaz, tha se kjo letër duhet të ishte e shoqëruar nga garancitë dhe një marrëveshje për të hequr sanksionet ekonomike. "Nëse ata dërgojnë një letër të tillë, ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt lidhjeve më të mira ndërmjet vendeve, por ata duhet të dinë se Teherani nuk mund t i përgjigjet menjëherë”, – tha ai. "Do të ketë diskutime lidhur me këtë letër, pasi ka shumë radikalë, të cilët nuk duan marrëdhënie të mira midis Teheranit dhe Uashingtonit. Por për të bindur Iranin, amerikanët duhet të dërgojnë sinjale të qarta se nuk kërkojnë të rrëzojnë regjimin”.
Diplomatët thonë se letra e Obamës ështe thjesht një gjest simbolik për të ndryshuar tonin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i acaruar së tepërmi gjatë administratës Bush, i cili e cilësonte superfuqinë e Gjirit Persik, si “qendrën e së keqes”
“Ne do t i vlerësojmë deklaratat e tyre me shumë kujdes, do të studiojmë po me kaq kujdes dhe lëvizjet e tyre dhe, nëse ka reflektim, ne do ta mirëpresim bashkëpunimin”, – tha Presidenti iranian
Një nga shqetësimet kryesore të Iranit mbetet dyshimi se Amerika me këto veprime kërkon të ndërrojë regjimin duke mbështetur grupet separatiste në zonat e Kurdistanit, Sistan-Balukistanit dhe Khuzestanit
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009