Përjashtohen 100 mijë shtetas nga votimet, fshihet shifra e aplikantëve pa pasaportë

Nishani raporton vetëm shifrën totale të aplikimeve për letërnjoftimin elektronik
Qytetarët pasaportë që nuk kanë aplikuar për kartën e identitetit, tashmë e kanë humbur përfundimisht të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas logjikës së shifrave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, me dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur pa aplikuar për tu pajisur me letërnjoftimin e ri. Kjo për arsye të ndryshme, ku përgjegjëse gjithnjë mbetet qeveria. Duke iu referuar shifrave, në rang vendi Shqipëria ka gjithsej 3.084.067 zgjedhës. Ndër to, rreth 750 mijë janë shtetas që nuk disponojnë një pasaportë. Ministri a Brendshme publikon shifrat më të fundit zyrtare në lidhje me procesin e pajisjes që qytetarëve më kartën e identitetit, ku sipas saj, 1 402 000 shtetas shqiptarë kanë aplikuar deri në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, për tu pajisur me letërnjoftimin elektronik. Nga këto, vetëm 1 milionë janë pajisur me kartë dhe më shumë se 500 mijë prej këtyre që kanë marrë kartën në dorë, janë persona që kanë një pasaportë. Ndërkohë, janë 400 mijë shtetas që kanë aplikuar dhe nuk janë pajisur. Sipas këtyre shifrave, mbi 100 mijë shtetas që nuk kanë pasaportë nuk kanë aplikuar ende, duke e humbur kështu të drejtën e votës. Megjithatë, MB ende nuk ka paraqitur një listë zyrtare të personave pa pasaportë që nuk kanë aplikuar, pasi MB në shifrat e saj i ka bërë shtetasit me dhe pa pasaportë. Socialistët, nga ana e tyre pretendojnë se shtetasit që do të mbeten pa votuar për shkak të kartave, janë përgjithësisht të majtë. Kjo për shkak të varfërisë dhe ngaqë punonjësit vendorë të PD kanë pajisur të djathtët duke penguar të elektoratin majtas. Megjithatë, gjatë një konference për shtyp në ditën e djeshme, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, bëri të ditur të se nga 12 janari 2009, data e fillimit të procesit të pajisjes së shqiptarëve me letërnjoftimin elektronik, deri më datë 18 qershor, kur ka qenë edhe afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ato shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, aplikuan për këtë dokument të rëndësishëm 1 402 000 shtetas shqiptarë. Duke ju falënderuar për prezencën tuaj sot këtu, dua ti përcjell opinionit publik lajmin se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shtetas shqiptarë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qenë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë, shprehet Nishani. Ndërsa vlerëson kontributin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet në dispozicion të këtij procesi kaq të rëndësishëm, kreu i ministrisë së brendshme u shpreh se kapacitetet në dispozicion të këtij procesi kanë qenë për rreth 2. 5 milion qytetarë shqiptarë. Ministri Nishani vlerësoi të rëndësishëm në këtë proces, koncesionarin e firmës prodhuese ALEAT, për bashkëpunimin e mirë që ajo ka pasur me strukturat e ministrisë së Brendshme të ngarkuara për zbatimin e këtij projekti madhor të Qeverisë Shqiptare. Ministria e Brendshme kërkon që të gjithë qytetarët që ende nuk i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejtë pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tërheqjen e tyre, të cilat tashmë janë të prodhuara, u shpreh numri një i ministrisë së brendshme. Përmes kësaj konference, ministri i Brendshëm bëri të ditur gjithashtu se nga dita e hënë, lista me emrat e shtetasve pa pasaportë, që nuk kanë aplikuar, do ti dërgohet edhe komisionit qendror të zgjedhjeve si dhe të gjitha forcave politike të interesuara në këtë proces.
Last Updated on Saturday, 20 June 2009 10:57