E Diel, 1 Nëntor 2026

Perjashtohen nga shkolla, gjimnazistet rrahin drejtorin

Dy gjimnaziste qellojne ne ambientet e shkolles drejtorin e nje gjimnazi ne qytetin e Pogradecit. Ngjarja, sipas burimeve te policise rajonale, ka ndodhur dy dite me pare ne qytetin e Pogradecit, ne shkollen “Gjergji Pekmezi”, kur drejtori i kesaj shkolle, Pavli Prifti, eshte sulmuar me mjete te forta nga dy nxenes te vitit te trete. Policia tha se shkak i ketij incidenti ne nje objekt arsimor eshte bere perjashtimi i njerit prej minoreneve nga kjo shkolle me firmen e drejtorit te shkolles Pavli Prifti. Nje nga nxenesit, ka plotesuar numrin e mungesave pa arsye dhe eshte marre vendimi per perjashtimin e tij nga shkolla. Dy minorenet, perkatesisht me inicialet D.H. dhe M.M., kishin pritur derisa drejtori te dilte nga zyra e tij per ta goditur me dru ne trup. Sipas policise, dy minorenet, qe kane sulmuar drejtorin e shkolles, jane problematike jo vetem per shkollen ku mesojne, por edhe per qytetin e tyre. Nga goditjet me mjete te forta, drejtori i shkolles, Pavli Prifti, eshte shtruar ne spitalin e qytetit per te marre atje ndihmen mjekesore. Ndersa eshte vendosur ndjekja penale nga prokuroria ne gjendje te lire per dy nxenesit, nje tjeter situate e komplikuar eshte krijuar ne shkolle nga nje lloj solidariteti i bashkemoshatareve me nxenesit protagoniste ne kete incident. Nxenes te shkolles kane refuzuar te futen ne klase ne shenje proteste, me idene se jane te pasigurt ne ambientet e shkolles, pasi, sipas tyre, ka pasur raste te shumta te pasigurise per jeten. Kjo ngjarje ka sjelle edhe reagimin e mesuesve dhe te prinderve, te cilet e kane konsideruar nje akt te rende ate te plagosjes me dru te drejtorit Pavli Prifti. Per ngjarjen e fundit problematike ne shkollen e mesme "Gjergj Pekmezi", drejtori i saj mesohet se ka thene qe cdo gje ka marre shkas nga perjashtimi nga shkolla i njerit prej nxenesve per mungesa te vazhdueshme ne procesin mesimor. Nga ana e policise te Komisariatit te Pogradecit, qe ka kryer shoqerimin e dy nxenesve te mitur, kane nisur hetimet lidhur me kete ngjarje. Ata do te ndiqen penalisht qe te dy ne gjendje te lire per hetime te metejshme nga Prokuroria e Korces, qe tashme ka ne varesi edhe rrethin e Pogradecit.
G.Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›