Paratesti, mesues e nxenes kunder kontrolleve
Sonila Isaku
Mesuesit dhe nxenesit e kundershtojne projektin e Ministrise se Arsimit per testuar njohurite e maturanteve ne perputhje me notat e marra gjate vitit. Pas lajmit te botuar para dy ditesh ne “KJ”, se do te aplikohen testime ne te gjitha vitet e katerta ne shkollat e mesme, reagimi i paleve ka qene i menjehershem. Kete here si nxenesit ashtu edhe mesuesit kane qene bashke ne idene se nje testim qe mund te behet nga specialistet e Drejtorise Arsimore nuk mund te nxjerre ne pah te gjitha njohurite e nxenesve. Keta te fundit e kundershtojne kategorikisht kete lloj kontrolli, duke u shprehur se nje nxenes mund ta marre noten dhjete me nje pergatitje, sikurse mund te marre edhe katren kur eshte i papergatitur. “Nese do te beheshin keto kontrolle, nuk mund te nxjerrin ne pah nivelin tone arsimor. Gjithashtu, doja te shtoja se keto kontrolle te beheshin ne menyre te befasishme, kur edhe mesuesi te jete futur ne mesim. Dhe kjo qe as mesuesit dhe as nxenesit te mos jene te pergatitur, ashtu sic ndodh gjithmone, ne menyre qe te testohen edhe njohurite e nxenesve dhe te mesuesve”, thote Elona Dhimolea, nxenese e vitit te trete te shkolles “Petro Nini”. Sipas tyre, ashtu sic mund te dyshohet se notat qe marrin jane fiktive mund edhe te dyshohet per kontrollet, te cilat edhe keto mund te jene fiktive.
E ndersa nxenesit dyshojne ne kontrollet qe kryhen, vete mesuesit kerkojne me teper. Sipas tyre, duhet qe shkollat te kene te gjitha kushtet e nevojshme dhe atehere mund te flitet per notat. Keshtu, mesues te shkolles se mesme “Petro Nini” pohojne se fillimisht duhet qe shkollat te kene kushtet dhe jo me 50 nxenes ne klasa. Numri i madh i nxenesve, i detyron ata qe edhe kontrollin per marrjen e njohurive ta bejne shume rralle. Nderkohe, sipas burimeve nga Ministra e Arsimit dhe Shkences, duke filluar nga viti 2008, grupe te posacme specialistesh do te bejne kontrollin e regjistrave te nxenesve. Keto kontrolle do te verifikojne nivelin arsimor te nxenesve ashtu sic paraqesin listat e tyre te notave.
Projekti
Specialiste te Ministrise se Arsimit thone se verifikimi i notave pritet qe te nise ne fillim te vitit 2008, duke qene se vetem pak dite na ndajne nga pushimet e fundvitit. Ata tregojne se ende nuk eshte e vendosur se si do te funksionoje pike per pike ky “aksion” notash, porse ideja eshte qe neper Drejtorite Arsimore dhe Zyrat Arsimore Rajonale (DAR/ZA) do te ngrihen grupe kontrolli sipas lendeve. Ata do te shkojne ne shkolla te ndryshme ku do te zhvillojne mini-teste ose “para-teste” per maturantet e shkollave te ndryshme. Ne fakt, sipas specialisteve, eshte praktikisht e pamundur qe te kontrollohen qe te gjitha dijet. Megjithate, grupet e punes do te ngulmojne ne dijet baze te seciles prej lendeve qe do te jepen ne provime. Madje, nese ekziston mundesia, aksionet e kontrollit do te zhvillohen edhe ne lende te tjera, per te cilat ekziston mundesia qe te zgjidhen, duke pasur parasysh profilin e shkolles dhe si rezultat edhe koeficientin.