“Fitorja e PD-së shumë e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë”
25/08/2009 Ish-kryetari i Asamblesë Parlamentare të KE-së
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë ish-kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Rene Van der Linden. Gjatë këtij takimi Van der Linden i shprehu kreut të qeverisë shqiptare urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, duke e cilësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe të dobishme për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshme të vendit si dhe si një fitore të rëndësishme për të djathtën evropiane dhe konsolidimin e saj. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Van der Linden ka nënvizuar suksesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë në fokusin e qeverisë dhe se ky është një proces i bazuar në meritat dhe realizimin e reformave dhe standardeve për të cilat qeveria është e vendosur t’i plotësojë. Shefi i ekzekutivit e njohu Van der Linden me panoramën e zhvillimit ekonomik të vendit si dhe hapat e ndërmarra nga qeveria për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha të vendit si p.sh. në turizëm, energji, miniera, bujqësi etj dhe krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin e huaj. Në këtë aspekt Berisha u shpreh se edhe investitorët holandezë janë të mirëpritur dhe se investimi i tyre do të jetë një histori suksesi. Van der Linden shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, turizëm, kulturë, arsim, bujqësi etj dhe që ngjallin interes të madh tek investitorët e huaj.