Përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa disiplinore ndaj dy deputetëve është marrë për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit parlamentare, ku ata hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Incidentet ndodhën gjatë votimit të Reformës Territoriale, e cila u kundërshtua nga opozita.
Pavarësisht protestave të opozitës, reforma u miratua me 85 vota pro. Sipas ndarjes së re territoriale, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.a.b