E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore regjistrimi mbi baza etnik e fetare kerkohet doreheqja e Pollos

Kryesite e Komitetit te Veteraneve te Luftes Nacionalclirimtare kryesite e Organizates se Deshmoreve kryesia e Shoqates se Invalideve te LAN-it dhe kryesia e Shoqates se Ushtarakeve ne Lirim e Pension te rrethit te Vlores ka reaguar sot per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare me ane te nje deklarate. Duke u shprehur ne emer te anetaresise nder te tjera ne deklarate thuhet

Kjo menyre regjistrimi ka brenda nje menyre djallezore te qarqeve shoviniste greke te cilat e nxisin. Realizimi i ketij lloj regjistrimi me vetedeklarim te nxituar do te detyroje shqiptaret e varfer nevojtare qe per hir te interesit ekonomik te castit te pranojne mohimin e kombesise shqiptare dhe te vetedeklarohen si shtetas me kombesi helene vetem e vetem per te perfituar pune e pension nga shteti grek. Prandaj ata kundershtojne vendosmerisht regjistrimin vetedeklarues me baze feje dhe etnie. Lidhur me sa me siper kerkojme nga Presidenti i republikes kreu i Parlamentit dhe kryeministri Berisha

Te anulohet ligji i tanishem i gjendjes civile dhe te ndryshohet formulari i pergatitur per kete lloj regjistrimi. Njekohesisht kerkojme doreheqjen e ministrit Genc Pollo si ideator i ketij regjistrimi qe bie era tradhti si dhe ndjekjen penale te atyre drejtuesve te gjendjes civile qe kane vepruar ne kundershtim me interesat kombetare te vendit duke plotesuar kerkesat e qytetareve shqiptare per tjetersimin e etnise thuhet ne deklarate.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›