E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla përjashtohet për 3 javë nga Kuvendi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përjashtuar për 3 javë nga punimet e Parlamentit deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla.
 

Vendimi për përjashtimin e deputetit Balla erdhi pas fjalimit të mbajtur në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohej ligji për parandalimin e pastrimit të parave.

Në fjalën e tij deputeti Balla ka akuzuar qeverinë se është kthyer në një lavanteri të pastrimit të parave. Ai gjithashtu deputeti Balla ka paraqitur në sallën e Kuvendit dhe disa foto të banesave që ministra të ndryshëm kanë në pronësi të tyre.
 

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryetares së Kuvendit Topalli e cila e ka akuzuar deputetin Balla për shpifje dhe ashtu siç e parashikon edhe rregullorja e re e ka përjashtuar atë për 3 javë nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë është mbledhur grupi parlamentar socialist për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbajë pas përjashtimit të deputetit Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›