Kthimi i Shengenit vetevrasje per BE

Organizata Botërore e Turizmit është kundër qëndrimit të disa vendeve europiane për kontrollin e lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen. Sekretari i përgjithshëm i OBT, Taleb Rifai, në një intervistë për “Reuters” shprehet se vendet duhet të insistojnë më shumë për rregulla më të lira të udhëtimit me qëllim promovimin e turizmit. Për Rifai, Franca dhe Gjermania mund të kryejnë një vetëvrasje për Europën në rast se vijojnë me propozimin për rikthimin e kontrolleve kufitare në zonën Shengen, e cila ka funksionuar e hapur tashmë që prej shumë vitesh. Të dy vendet thekson sekretari i OBT, kanë propozuar që vendet Shengen të kenë të drejtë të pezullojnë paktin dhe të rikthejnë kufijtë në raste ekstreme, në përpjekje për të luftuar krimin.
Ai nuk është dakord që zona Shengen të privohet nga një potencial i fuqishëm i numrit të madh të turistëve që në realitet përkthehet në të ardhura më të shumta për këto vende. Vendet bëjnë më mirë të këmbëngulin në liberalizimin e rregullave të udhëtimit ose rrezikojnë të mbeten jashtë linjës së të ardhurave dhe vendeve të punës që krijon turizmi, ka thënë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Turizmit.
Duke cituar shembullin e Turqisë, e cila ka parë një rritje të numrit turistëve të ardhur nga Rusia, pas hapjes së kufijëvë për qarkullim të lirë pas 2009-ës, Rifai ka shtuar se “Duke lënë mënjanë atë çfarë Gjermania dhe Franca po kërkojnë – sepse këto vende do të vuajnë më shumë – e gjithë pjesa tjetër Shengen duhet të mendojë për veten, një masë e tillë do të jetë shumë dëmtuese. Komisioni për të drejtat civile në PE, një ditë më parë ka votuar për një ndërhyrje të kufijëve në zonën Shengen vetëm në raste ekstreme kur kërcënohet rendi publik dhe siguria e brendshme dhe absolutisht në raste të tjera.
Sipas këtij komisioni, ky rast duhet të jetë mundësia e fundit për një autoritet kombëtar dhe duhet të zbatohet vetëm për maksimumin 10 ditë. Për Komisionin e të drejtave civile në PE, këto janë limitet e reformës në zonën Shengen, duke deklaruar se kanë përjashtuar në mënyrë kategorike që flukset migratore të jenë motivi kryesor për rikthimin e kontrolleve të kufijve.