“Perjetesisht dashuria”, cel sezonin artistik ne Teatrin Kombetar
Teatri Kombetar, ka ringjitur ne skene Drita Pelinkun dhe Vangjel Tocen, ne shfaqjen “Perjetesisht Dashuria”. Vepra me autor dhe regjisor Mihal Luarasin, u ringjit gjate kesaj fundjave ne Teatrin Kombetar. Vepra eshte nje refleksion realist i jetes. Nje veper me nje teme aktuale, ngjarjet e se ciles zhvillohet brenda 24 oreve, ne nje skenografi te Genc Shkodranit, qe eshte e thjeshte me doza naiviteti nga e shkuara, qe forcojne idene e vetmise se brezit te trete. Ashtu si edhe ne vepra te tjera te shkruara prej tij, Luarasi ne “Perjetesisht dashuria…” permes personazhit te femres trajton gjithe dramen qe ai kerkon te rrefeje. Zarina eshte nje grua besimtare dhe si e tille, nuk beson se Zoti i ka ruajtur nje vend ne parajse te shoqit, qe ka qene ateist dhe mekatar. Por dashuria e saj per Dionin, eshte me e madhe se gjithcka tjeter. Keshtu ajo i lutet Zotit, qe te mos e ndaje nga Dioni ne boten tjeter. Le te shkoje edhe ajo ne ferr nese Dioni do te shkoje aty, mjafton te jene bashke. Shfaqja e pati premieren ne qershor te vitit qe shkoi, nderkohe qe TK e ka vendosur ate, si pjese te kalendarit per kete vit.