Teatri Metropol, cel dyert per vogelushet me “Kopshti i cudirave”
Qendra kulturore “Tirana”, ka celur dyert gjate kesaj fundjave per vogelushet me shfaqjen “Kopshti i cudirave”. Eshte nje perralle per femije dhe me femije. Ne fshat! Petriti me te motren, shkojne ne shtepine e gjyshit, buze pyllit per te kaluar pushimet e veres. Aty ndodhen dhe Gjelosh kokeboshi, qenush veshllapushet, macok mustaqeshtiza, miushja kokete dhe milingona punetore. “Eshte nje shfaqje plot mesazhe, ku ne nje komunitet te perbashket jetojne njerezit dhe kafshet, ushqehet dashuria per punen, per kolektivitetin, per marredheniet e sinqerta dhe te harmonishme. Personazhet jane interesante dhe do kete kontraste ngjyrash e kostumesh, ku njekohesisht konceptimi i kostumeve dhe leksiku koreografik, shkojne ne te njejtin unitet stilistik. Kontrapuntin e jep muzika, per te cilen jane perdorur vija muzikore te ndryshme nga Sensans, Cajkovski, Prokofiev, Rossini, Piazzola, etj”. Shfaqja gjithashtu do te kete dhe nje narrator, narrator i cili ben gjithe shpjegimin e ngjarjeve. Libreti, regjia dhe koreografia e “Kopshtit te cudirave”, eshte punuar nga Llaqi Nako, skena- kostumet nga Holta Cika, interpreton grupi “Spekter”.